Erdogan Zëvendëson Karamanlis në Një Marrëveshje të Ndaluar nga Amerikanët Dikur

/

Presidenti rus Putin po e kthen Thrakën Lindore në qendër energjitike. Me fjalë të tjera, ajo që kishte rënë dakord të bëhej me Kostas Karamanlis në vitet 2007-2008 dhe ishte arsyeja kryesore e rrëzimit të Kostas Karamanlis nga qeveria, me ndërhyrjen direkte të SHBAve, Putin “pajtohet” me Turqinë e Erdogan, e cila tani e shikon dhe e imagjinon Rusinë partner më të besueshëm, veçanërisht aleate, në momente të rëndësishme gjeostrategjike, globalisht.

Në të njëjtën kohë, në Thrakinë Lindore po krijohet një “mburojë” ruse, e cila duhet të shkaktojë akoma më shumë telashe për Greqinë dhe shtabet politike dhe ushtarake.

Erdogan në njoftimin e tij foli për bashkëpunimin me Rusinë për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi natyror për Europën, ku Thraka “të jetë vendi më i mirë për të ndërtuar qendrën e gazit natyror”.

“Ne u dhamë, së bashku me zotin Putin, Ministrive tona të Energjisë dhe Institucioneve përkatës, urdhrin për të punuar së bashku”, tha Erdogan në lidhje me mundësinë e krijimit të një qendre gazi në Turqi, në një intervistë të dhënë për gazetarët në avion, teksa kthehej nga Astana e Kazakistanit, ku u takua të enjten me presidentin rus.

Presidenti turk deklaroi gjithashtu se puna do të fillojë menjëherë.

“Nuk do të ketë pritje për këtë çështje”, shtoi ai, duke sqaruar se qendra eventuale mund të ndërtohet në rajonin veriperëndimor turk të Thrakës Lindore.

Putin propozoi dje krijimin e një qendre gazi në Turqi pasi dërgesat e gazit rus në Europë janë prekur rëndë nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë.

“Qendra e gazit” për Europën e propozuar nga Putini “nuk ka kuptim” në një kohë kur europianët duan të reduktojnë varësinë e tyre nga hidrokarburet ruse, ka reaguar mbrëmë Parisi.

“Nuk ka kuptim që ne të krijojmë infrastrukturë të re që do të na lejojë të importojmë më shumë gaz rus”, theksoi Presidenca e Republikës Franceze.

***

Putin dhe Erdogan vijnë tani për të kujtuar krimin kombëtar të braktisjes nga Qeveritë Greke të planit dhe mosfirmosjen e marrëveshjes për shtrirjen e tubacioneve të Gazsjellësit të Jugut Burgas-Aleksandropoli në territorin grek.

Kështu, së bashku me goditjen përfundimtare të qeverisë Mitsotakis që deklaron se është në luftë me Rusinë, tani Greqia ka arritur në pikën të shikojë Turqinë që kthehet në qendër gazi natyror për Europën. (Megjithëse duhet të dini që këto janë marrëveshje lufte dhe kurrësesi nuk kanë seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e marrëveshjeve të bëra në paqe.)

Tubacioni i gazit natyror së bashku me tubacionin paralel të naftës si projekte të zgjedhura nga Kostas Karamanlis mbronin rajonin e Evros dhe e ndalonin Turqinë të kërcënonte, mes mungesës së energjisë. Karamalisin e “vrau” Amerika dhe më pas erdhën mëkatarët kryeministra të Greqisë të dorëzuarit tek Perëndimi pa kushte, tek një Perëndim që i kishte futur në një borxh të paqenë: G. Papandreou, L.Papadimou dhe A. Samaras, këta ishin kryeministrat që iu bindën Amerikës dhe e lanë Greqinë literalisht në vakum.

Dhe krimin e fundit e ka bërë kriptokomunisti A. Tsipras, i cili anuloi firmën e Ministrit Grek P. Lafazanit, më 16 qershor 2015, në Shën Petersburg me Qeverinë Ruse, kontratë që rifillonte projektin dhe e vinte atë në jetë!

***

Rusia dhe Turqia nuk kanë për të bërë ndonjëherë marrëveshje për gazin dhe nëse është një shtet i interesuar për fundin e menjëhershëm të Turqisë, është Rusia. Sot, kjo është një marrëveshje lufte, me një fjalë marrëveshje ‘shfrytëzimi’. Zhvillimet do të jenë të paimagjinuaeshme për të gjithë ne.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Megalomania - Kryeministre e Shqipërisë

Next Story

Putin: "Nuk Kam Nevojë të Takoj Biden!"

Latest from Info