Planeti është në rrezik real.
Dy mendime të kundërta që vijnë nga Amerika, do të thotë se bota është ndarë në dysh, Perëndimi është ndarë në dysh!
Zbardhet qëllimi kryesor i amerikanëve me luftën në Ukrainë, që është rrëzimi i Presidentit rus Putin ose “përmes ndryshimit të regjimit” ose “përmes vrasjes”, siç pranoi publikisht ish Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.
John Bolton ishte CEO i ish Presidentit amerikan Trump, por që e shkarkoi brenda pak muajsh gjatë presidencës së tij.
Vlen të përmendet se ky njeri “i veçantë”, Bolton, bëri gjithçka që mundi (e ka pranuar edhe vetë) për të shmangur mobilizimin, për të mos shkuar ushtar në Luftën e Vietnamit në vitin 1969, edhe pse i kishte rënë shorti, duke falcifikuar dokumentacionin e lindjes me të një nënshtetasi tjetër amerikan. Ky njeri sot kërkon që Perëndimi të ekzekutojë Putin, të gjejë një formë për ta vrarë. Logjka e një pjese të Amerikës, vrasim Putin, shkrijmë Rusinë dhe pushtojmë përfundimisht të gjithë globin.
Mendimi tjetër, që çuditërisht vjen sërish nga vatha e majtë, por e një njeriu që u zgjua dhe pa realitetin përreth, që veçse korruptiv, ishte diabolik.
Ish Përfaqësuesja Demokratike (e majtë) në Kongres dhe tani një politikane e pavarur, Tulsi Gabbard jo vetëm që kritikoi Administratën Biden, por e akuzoi atë se “po na çon në një luftë bërthamore me Rusinë”, shtoi gjithashtu se “qëllimi i vërtetë i Biden është shkatërrimi i shtetit rus”! Dhe foli jo një njeri rastësor, por një kongresmene, një deputete nga rradhët e vetë Presidentit Biden, që natyrshëm di dhe njeh planet dhe dëshirat e atyre që sot janë në pushtet dhe të atyre që kanë qenë, paraardhës të së njëjtës ide.
Planeti po jeton në kohë shumë të rrezikshme dhe disa në SHBA duket se nuk kanë arritur të kuptojnë se Rusia ka një arsenal bërthamor më të madh se ai i Amerikës.
Nëse hapen “portat e ferrit”, të gjithë do të humbasin dhe “fituesit” do të sundojnë mbi hi.
Dhe unë po shtoj, nëse djajtë do të largohen mes hirit, “le të bëhet hi” do të thoshin disa, mendoj që nuk ka pse të bëhet hi, por duhet të çohemi ne dhe t’i nxjerrim nga zyrat e pushtetit që ne u kemi dhënë.
Zgjohu, mendo për fëmijën tënd dhe mos iu bind shtetit, qeverisë, përsa kohë je i bindur që përveçse të vjedhin dhe të përdorin, të çojnë edhe ushtar në luftë, e nëse nuk të çojnë dot në luftë, të bëjnë viktimë të saj.