Bombë Mjedisore – Maskat po Mbytin Planetin!

Mbajeni mend këtë artikull, sepse pandemia dhe ndryshimet klimatike, megjithëse fenomenialisht duken dy gjëra të ndara nga njëra-tjetra, kanë katandisur të jenë “porta” (gates), teksa i lidh një plan “i domosdoshëm”, apo siç e karakterizon Forumi Ekonomik Botëror, “Ristartimi i Madh”.

Megjithëse janë bërë disa “studime”, për atë sesa i mirë ishte ‘lockdown-i’ (izolimi / karantinimi) për planetin, teksa njerëzit e këqinj që e banojnë, mbetën apo i mbyllën në shtëpitë e tyre dhe kështu planeti u çlodh, në thelb pandemia do të vërtetohet të jetë më katastrofale për planetin, për mjedisin, për shkak të politikave të reja globale sanitare të vendosura.

Maska, doreza, shiringa, tamponë, shishe desinfektantësh dhe objekte të tjera plastike njëpërdorimshe, përbëjnë një gjeneratë mbetjesh plastike që i krijojnë planetit probleme madhore. Dhe duhet thënë se ende nuk është matur dëmi i plastikës dhe plastiglasit, shkaktuar planetit.

Këtë fantazmë për mjedisin po përpiqen të masin disa, për të dhënë një shifër, një numër, një vlerësim, pas regjistrimit të plastikës së përdorur për pandeminë deri më sot, që do të duhen dekada për ta larguar nga planeti. Por nëse do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, do të jetë “peshqeshi” më i keq që po i bëhet planetit, nga ata që “çahen e ndahen” për ndryshimet e klimës dhe ndotjen e mjedisit. Gjithçka falco dhe e shtirur.

Përllogaritet që çdo muaj përdoren afro 200 miliardë maska dhe doreza njëpërdorimshe në nivel global, e për rrjedhojë kemi një valë të tmerrshme goditëse kundër planetit me plastikë, mbetje që specialistët i kanë cilësuar si “Covid-19 waste” (mbetje Covid-19).

Vetëm Franca ka porositur në Kinë 2 miliardë maska, ndërsa sipas të dhënash nga universitete të Italisë, vlerësohet se në Itali nevojiten 1 miliardë maska dhe 500 milionë doreza çdo muaj.

Kurse në Britaninë e Bashkuar është kalkuluar shifra e frikshme e mbetjeve plastike, që tregon se nëse një britanik do të përdorë çdo ditë një maskë dhe një palë doreza, çdo ditë do të prodhoheshin 66 mijë ton mbetje plastike, më shumë. Tek kjo shifër nuk përfshihen shiringat, tamponët e testeve dhe materiale të tjera plastike njëpërdorimshe, dhe jo vetëm.

Duhet theksuar se këto maska nuk mund të riciklohen për shkaqe sigurie dhe nuk mund të përziehen me pjesën tjetër të mbetjeve plasitke. Atëherë çfarë do të ndodhë me këto mbetje? Do të mbeten në tokë? Do të digjen për “ngrohje” dhe më pas do të thithim lëndët toksike nga ajri? Që do të thotë se do të detyrohemi më pas të mbajmë maskë në mënyrë të vazhdueshme? Sa janë personat që kërkojnë në kazanët e mbetjeve dhe këto maska i prekin me dorë, pasi ndarjen e mbetjeve e bëjnë me duar?

Kjo është jeta dhe mjedisi “i gjelbër” që na proklamojnë dhe na propagandojnë majtisto-globalistët? Veçse gjepura!

Porta / Gates hapen për neo-diktaturën globaliste që e kanë planifikuar me: Climategate, Virusgate dhe Bill Gates. Gjithçka, që këtej e tutje, nëse do të instalohet diktatura globaliste, do të jetë e detyrueshme dhe e pashmangshme, me ligj dhe nom, në “Ristartimin e Madh” të epokës së re.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Sy të Shpejtë në Kinë - Parashikojnë L3B!

Next Story

Bashës, Një Mesazh, Mes Fjalëve të Një Murgu!

Latest from Opinione