“Ka vija që duhet t’i determinojmë brenda nesh – SHBAtë, NATO dhe të tjerë”, ka thënë Obama dje.
Ish Presidenti Amerikan Barack Obama vuri në pah se konflikti nuk duhet të përshkallëzohet mes NATOs dhe se Kievit i duhet thënë sinqerisht nga aleatët se “çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë për të”.
Ky qëndrim i ish Presidentit, por thuajse aktual, përkrah disa të tjerëve që drejtojnë SHBAtë, ky ish President që financoi, organizoi, mbështeti dhe solli në pushtet nazistët në Ukrainë, ky qëndrim pra i tij, ka dy shpjegime:
a. Ofensiva ruse frikëson realisht Amerikën e cila nuk është mësuar të përballet me gjigantë, e cila mendon se mes “marrëzisë” së saj Rusia mund ta godasë, sepse janë në luftë, e kanë deklaruar dhe kur je në luftë gjithçka është e mundshme dhe e pritshme. Por një gjë e tillë do u shkatërronte të ardhmen dhe implementimin e planit të madh. Paralelisht tërheqja e Amerikës avatazhon dhe i jep më pas shumë potencë Rusisë në Euro-Azi.
b. Është një taktikë paraelektorale, pasi po e shohin qartë që populli amerikan nuk e dëshiron luftën dhe rrezikojnë të humbasin edhe Kongresin (Dhomën e Përfaqësuesve) edhe Senatin në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit.
Varianti i dytë është edhe më i besueshëm, për logjikën e përbashkët, sespe janë këta individë që kanë hartuar planin e kësaj që po ndodh dhe normalisht kërkojnë implementimin e tij me çdo kusht. Por duhet të ritheksojmë sërish se, është hera e parë që Amerika po tenton të luftojnë me një gjigant ushtarak, me një forcë madhore si Rusia dhe me një aleancë të saj në prapavijë, realisht potente ushtarakisht, gjeografikisht, demografikisht, padyshim edhe ekonomikisht.
Kjo tërheqje e amerikanëve, nuk ka për ta vënë kurrësesi në gjumë Rusinë, as në pasivitet, as nuk do e bëjë të tërhiqet nga objektivi tashmë i qartë, largimi i regjimit Zelenski dhe aneksimi total i Ukrainës, nëse kjo është një taktikë e tretë e amerikanëve leftistë në qeverisje.