Raporti “bombë” nga Gjermania thotë se: “Vaksina Covid-19 lidhet me uljen e fertilitetit. Pandemia nuk ka asnjë lidhje me të”.
Raporti nga Gjermania, tejet shqetësues për këdo që është vaksinuar, zbulon një rënie të papritur dhe dramatike të normave të lindshmërisë në Gjermani dhe Suedi.
Sigurisht, kjo do të thotë se diçka e ngjashme do të ketë ndodhur dhe në Greqi, Itali, Francë, Spanjë dhe gjetiu, thjesht nuk është bërë një hetim përkatës për ta konfirmuar.
Sipas Institutit Federal të Gjermanisë për Kërkime mbi Popullsisë, “ekziston një lidhje e fortë midis fillimit të programeve të vaksinimit dhe një rënie të fertilitetit nëntë muaj më vonë”.
Sigurisht që lindin përgjegjësi të pakufizuara për qeveritë të cilat shantazhojnë dhe detyrojnë miliona qytetarë që të vaksinohen masivisht.
Përshkrimi i studimit argumenton se rënia e fertilitetit nuk ndodhi gjatë pandemisë, por vetëm pas prezantimit të preparateve eksperimentale të tregtuara si vaksina kundër Covid-19.
“Pas fillimit të pandemisë COVID-19, disa vende pësuan një rënie afatshkurtër të lindshmërisë në 2020 dhe 2021 në Gjermani dhe vendet nordike.
Sidoqoftë, statistikat më të fundit të lindjeve tregojnë një rënie të ndjeshme të lindshmërisë pas pandemisë në 2022.”
Studimi vuri në dukje se Gjermania pa një rënie prej 14% në normën totale të fertilitetit (TFR) midis 2021-2022 dhe Suedia pa një rënie prej 10% gjatë së njëjtës periudhe.
Për më tepër, studimi e bëri të qartë se rënia e lindshmërisë nuk lidhej me politikat e pandemisë apo COVID, por me vaksinat!
“Nuk ka asnjë korrelacion të tendencave të fertilitetit me ndryshimet në papunësi, shkallën e infeksionit apo vdekjet nga COVID-19. Megjithatë, ekziston një lidhje e fortë midis fillimit të programeve të vaksinimit dhe një rënie të fertilitetit nëntë muaj pas fillimit të tyre”, vuri në dukje studimi.
Në fakt, jo vetëm që ka rënë shkalla totale e lindshmërisë, por shkalla e lindjes së vdekur është rritur në Gjermani dhe Suedi në vitet 2021 dhe 2022, krahasuar me vitin 2020.