Shitja e avionëve ushtarakë ‘Mirage 2000-5 Mk2’ Serbisë, kjo diskutohet nga Greqia për të financuar më pas blerjen nga ana e tyre të disa avionëve ushtarakë franzezë ‘Rafale’, shtesë!
Me ndërmjetësimin e Francës do të shtyjë shitjen edhe të pjesës tjetër të avionëve ‘Mirage 2000EGM/BG’ tek Serbia. Informacionet rreth negociatave me Serbinë për t’i shitur të gjithë ‘Mirage 2000-5 Mk2’ të Forcave Ajrore Greke, Forcave Ajrore Serbe, për të financuar më pas blerjen e ‘Rafale F.3R’ nga Franca, kanë vërshuar zyrat e GEA orët e fundit.
Iniciatorët e marrëveshjes janë francezët e Dassault, të cilët po tentojnë t’i shesin Serbisë avionët grekë, si kompensim për të na marrë “çmim më të mirë” për ‘Rafale’.
Por a është me të vërtetë ky shkaku? Sepse sa më sipër duket tejet naive! Duket se diçka tjetër ndodh, Franca është e interesuar të forcojë ushtarakisht Serbinë. Pse pikërisht tani? Kjo është një çështje që duhet të zgjojë palën kosovare dhe atë shqiptare.
Francezët shkuan në Tanagra (qendra greke e aviacionit ushtarak) të premten, fluturuan me ‘Mirage 2000-5 Mk2’, i pëlqyen këta avionë (dukshëm më efikasë dhe më të kompletuar se avionët ‘MiG-29’, të viteve 1990, që kanë serbët) dhe kështu bisedimet janë në vazhdim.