Sulmuan shtëpinë e Pelosit dhe plagosën bashkëshortin e saj, duke e goditur me çekiç.
Autori u arrestua dhe po kërkohet bashkëpunëtori, ose bashkëpunëtorët.
Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u sulmua dhunshëm në banesën e tij, kur një burrë hyri në shtëpinë e çiftit në Kaliforni, në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sulmuesi arriti të arrestohej, por ende motivi i sulmit është duke u hetuar, sipas deklaratës së zyrës së Pelosit.
Paul Pelosi u dërgua në një spital ku po merr kujdesin mjekësor dhe do të qëndrojë atje deri në shërimin e plotë. Në momentin e sulmit, apo incidentit në banesë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve nuk ishte në San Francisko.
Paul Pelosi, 82 vjeç, u dënua në maj me pesë ditë burg, për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe përfshirjen në një aksident me makinë.
Bashkëshorti i Kryetares zotëron një kompani të menaxhimit të pasurive të paluajtshme me bazë në San Francisko dhe gjithashtu një firmë kapitali sipërmarrës.
Mesa më sipër, duhet të perceptoni dhe kuptoni që në Amerikën e blinduar në dukje, ndodh krejt e kundërta. Këta njerëz janë krejt zbuluar dhe në çdo moment mund t’u ndodhë gjëma dhe kushdo mund të hyjë edhe në banesën e tyre. Mos harroni gjithashtu se këta drejtojnë një popull të armatosur.