U regjistruan 146 të vdekur nga grumbullimi i dendur i turmës për të festuar Halloween, njerëzit shtypën njëri-tjetrin.
150 të plagosur.
Dramë e pafund në Seul të Koresë së Jugut, ndërsa numri i të vdekurve nga shkelja vazhdon dhe rritet.
Shumë nga të lënduarit po trajtohen në gjendje kritike, tha një zyrtar i autoriteteve lokale.
Tragjedia ndodhi rreth orës 22:20 të së shtunës mbrëma sipas kohës lokale, ndërsa një turmë e madhe njerëzish u derdh në Itaegun, një lagje qendrore e kryeqytetit, për festimet e Halloween.
Janë ngritur stacione të përkohshme të ndihmës së parë dhe mbi 350 zjarrfikës janë gati për shpëtim, ndërsa autoritetet thonë se numri i të plagosurve është mbi 150.