2023: Athina do të Hapë Muzeun e Maria Kallas

Athina do të hapë muzeun Maria Kallas në 2023shin.

Një muze i ri për nder të sopranos legjendare Maria Kallas do të hapet në Athinë vitin e ardhshëm për të nderuar 100-vjetorin e lindjes së saj.

Muzeu do të hapet në verën e vitit 2023 dhe do të ekspozojë “arkiva historike të vlefshme, regjistrime të rralla të drejtpërdrejta, një koleksion unik regjistrimesh dhe sendesh personale” të Kallas, thuhet në një deklaratë të Bashkisë së Athinës.

Ekspozitat përfshijnë fletoren e shkollës së Kallas, libra me mbishkrime dhe fletë muzikore, fustane opere dhe fotografi, si dhe shumë materiale, sende dhe orendi të tjera personale.

Dhjetra institucione greke dhe koleksionistë privatë, mes tyre artistët e ndjerë Alekos Fassianos, Dimitris Mytaras dhe Panagiotis Tetsis, kanë dhënë kontribute në muzeun e ri.

Disa nga artikujt dhe sendet janë dhuruar nga La Scala e Milanos, Opera Metropolitan, Teatro La Fenice në Venecia dhe Arena di Verona, ku Kallas bëri debutimin e saj në Itali në vitin 1947.

E lindur në New York nga prindër emigrantë grekë në vitin 1923, Sophia Cecilia Anna Maria Kalogeropoulou jetoi në Athinë nga viti 1937 deri në 1945, pasi prindërit e saj u ndanë.

Ndoqi klasat e këngës në Konservatorin Kombëtar, ajo bëri debutimin e saj profesional me Operën Mbretërore të Athinës në 1941.

Pas një karriere të shkëlqyer që përfshin më shumë se tre dekada dhe një romance të stuhishme me manjatin grek Aristotel Onassis, Kallas vdiq në Paris, në vitin 1977.

Hiri i saj u shpërnda në detin Egje dy vjet më vonë, sipas testamentit.

Ekzistonte një muze i mëparshëm për Kallas me një koleksion më të vogël, muze tejet modest për dimensionet e divës së muzikës klasike mbarëbotërisht.

Një vendim dhe veprim i vonuar, por me shumë vlera për Greqinë dhe botën mbarë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bombë Megaton

Next Story

Nanoteknologjia Brenda Vaksinave Covid

Latest from Info