Miniera që Kërkon Europa

/

Energjia dhe burimet e saj hyjnë në një fazë të re.

Lufta në Ukrainë thjesht ka përshpejtuar nevojën për të gjetur burime të tjera energjie, plan për të cilin Europa po punonte dhe bëhet fjalë për “energjinë e gjelbër”, por që nevojiten disa vite, ndoshta dhe 1 dekadë për ta bërë realitet funksionimin e këtij sektori, duke ruajtur çmimin e ulët, përkrah energjisë së pastër dhe miqësore për mjedisin.

Tashmë duket se industria e makinave elektrike është në kolaps. Energjia është më e shtrenjtë se kurrë ndonjëherë, që bën përdorimin e këtyre lloj makinave të pamunduar, të paleverdi për blerësit. Fillimisht financimi për makinat elektrike ka treguar se ka pasur sukses, pasi shumë europianë kanë blerë automjete elektrike, por e gjitha kjo e bazuar tek burimet e lira të energjisë, përpara se Rusisë t’i vendoseshin sanksione.

Plani europian planifikon që shitja e makinave me motorë me djegie të brendshme do të përfundojë në vitin 2035 dhe problemi që ata duan të trajtojnë në kohë është furnizimi me litium të nevojshëm për makinat elektrike, pasi burim tjetër nuk ka më në treg.

Vendet që janë në thelb furnizuesit e mëdhenj të litiumit janë 5 në glob dhe të gjitha janë jashtë BEsë, kjo është një enigmë edhe më e madhe për 27 vendet anëtare të zotuara për të kaluar tek makinat elektrike.

Argjentina, Kili dhe Bolivia kanë në territoret e tyre rreth 60% të rezervave botërore të të ashtuquajturit “ari i bardhë”. Australia ka 20%, Kina megjithëse ka vetëm 7% të rezervave globale, është e barabartë me 17% të prodhimit.

Por Kina është një lojtar i madh në treg, pasi 50% e baterive të rikarikueshme, që përdoren nga makinat, prodhohen atje.

Deri në vitin 2050, hulumtimet optimiste sugjerojnë se do të kemi nevojë për 35% më shumë miniera dhe duhen gjetur burime të reja. Një investim i paparashikuar hapja e minierave për nxjerrjen e litiumit është një kosto e madhe për ekonominë e BEsë, që duhet me çdo kusht të mbështesë industrinë e makinave elektrike. Gjithësesi, objektivi për vitin 2035 është i paarritshëm.

Dy vendet që kanë sasi të mëdha në tokën e tyre janë gjithashtu Ukraina dhe Afganistani, nuk ka nevojë të thuhet sesa e vështirë është detyra e Europës për të gjetur litium, aq edhe më shumë për të nxjerrë litium në Ukrainë dhe Avganistan.

Shumë vende kanë filluar të kryejnë kërkime në territoret e tyre, por ndeshen me reagime nga organet lokale që nuk duan krijimin e minierave të litiumit, sepse kanë frikë nga degradimi i zonës së tyre. Dy shembuj të tillë janë Portugalia dhe Serbia.

Sanksionet ndaj Rusisë, mesa duket do të jenë fatale për industrinë e makinave elektrike, ndërsa blerësit e deritanishëm të këtyre makinave, kanë në pronësi tashmë një mjet elefant për nga konsumi / kostoja.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Po Thahen Lumenjtë - Kohë Biblike

Next Story

Skandali me ish Kryeministren e Britanisë - Vërtetohet Deklarata Ruse

Latest from Info