Turqia Një Hap Tjetër Drejt Islamit, me Kushtetutë!

/

Një hap tjetër drejt Islamit po bën Turqi: “Shami dhe me ligj!”

Amendament kushtetues për shaminë dhe institucionin e familjes.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim në Takimin Konsultativ me myftinjtë e provincave në pallatin presidencial në Ankara, ku morën pjesë rreth 900 myftinj nga 91 provincat e Turqisë, konfirmoi se qeveria do të sjellë një amendament kushtetues për çështjen e shamisë. Asambleja Kombëtare së shpejti do të bëjë një ndryshim kushtetues që lidhet me mbajtjen e shamisë, si dhe një tjetër që lidhet me institucionin e familjes dhe që do të bazohet në bashkimin e burrit dhe gruas.

“Me amendamentin kushtetues synojmë të mbrojmë familjen që kërcënohet nga rryma divergjente”, tha presidenti turk, duke dërguar një mesazh të qartë për organizatat LGBTI. “Mësuesit tanë luajnë një rol të pazëvendësueshëm jo vetëm nga podiumet e xhamive, por edhe në çdo aspekt të jetës sonë. Kemi pasur gjithmonë mësuesit dhe klerikët tanë me vete, bashkë me familjet. Përgjegjësia më e madhe për orientimin dhe informimin e të rinjve tanë është mbi ju”, tha ai duke iu drejtuar myftinjve.

“Ata që shpëtuan nga këneta e injorancës me mëshirën e Allahut janë bërë yjet polare të njerëzimit. Proçesi i vështirë nëpër të cilin po kalon bota zbulon parimet jetëdhënëse të Islamit. Kundër të gjitha gjasave, njerëzimi po humbet gjithnjë e më shumë lartësinë e tij shpirtërore. Ideologjitë materialiste çojnë në shkatërrim shoqëror.

Nëse nuk veprojmë tani dhe nuk marrim masa në kohë, ka shumë gjasa që të përballemi me probleme të ngjashme në të ardhmen. Me këtë propozim për të ndryshuar (kushtetutën) synojmë të mbrojmë institucionin e familjes, duke siguruar garanci kushtetuese për shaminë”, tha presidenti turk.

Duke përfunduar, shtoi: “Familje e fortë, komb i fortë. Sapo të krijojmë familje të forta, kombi ynë do të jetë më i fortë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

NATO: Mesazh Republikanëve të Amerikës për Ukrainën

Next Story

Biden Debaton me Zelenskin në Telefon - "Mosmirënjohës"

Latest from Info