Gjermania Anulon Krishtlindjet: Angela Merkel e Kalon Vendin në një ‘Lockdown’ Tjetër Gjatë Sezonit të Festave të Fundvitit!

/

Gjermania do të zhytet në një ‘lockdown’ tjetër kombëtar për Krishtlindje, sipas deklaratës së Merkel, me qëllim për të ulur valën e të prekurve me Covid-19.  

Në vend do të mbyllen të gjitha dyqanet, parukeritë dhe shkollat, si dhe do të limitohet kontakti social.

Kancelarja Merkel tha se ajo dhe guvernatorët e landeve u dakortësuan për një ‘lockdown’ tjetër dhe për masa kufizuese që prej datës 16 dhjetor deri më 10 janar 2021. 

Gjatë natës së Krishtlindjeve numri i personave që mund të mblidhen së bashku nuk mund të kalojë numrin 5, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 14 vjeç.

Kompanive u është thënë që të orientojnë nënpunësit e tyre drejt punës nga shtëpia, apo punës online.  

Shitja e alkoolit do të ndalohet në vende publike, që në thelb nxjerr jashtë ligjit biznesin e stendave të verës, që është tradicional kryesisht në periudhën e Krishtlindjeve.

Për restorantet porositë ‘delivery’ do të lejohen, por do të ndalohet që njerëzit të konsumojnë ushqim brenda restoranteve.

Dyqanet e shitjes së fishekzjarreve do të ndalohet të funksionojnë, që sipas traditës së Vitit të Ri ishin një prej sipërmarrjeve më të angazhuara në ditët e festave.

Shërbesat fetare do të lejohen, por duke respektuar në mënyrë strikte distancën mes njerëzve dhe përdorimin e detyruar të maskës, teksa do të ndalohet këndimi i psalmeve, apo muzika kishtare.

Nëse kjo nuk është diktaturë, çfarë emër të ketë vallë kjo situatë e tmerrshme izolimi, terrori dhe kufizimi të drejtash dhe lirish të dhuruara nga Zoti, apo natyra!!!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Në Teksas Dëshirojnë Krijimin e "Unionit të Shteteve Ligjzbatuese" Kundër Atyre që "Shkelin Kushtetutën" në SHBA!

Next Story

Radhë për Bukë në Milano - Plandemia po Jep Rezultatet e Parashikuara! (Video)

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është