Nesër e Marta e Madhe që Amerikanët Mund ta Bëjnë të Shenjtë, Duke Bërë të Majtën të Vogël!

/

Mjaftuan 21 muaj për të sjellë fatkeqësi dhe rënie pingule për Biden dhe demokratët, leftistët dhe antifa. E çuditshme sesi as në dy vite e katandisën kështu veten dhe Amerikën, të majtët.

SHBAja është tashmë një fotografi e grisur brenda shtëpisë së saj dhe kudo përtej kufijve të saj.

Beteja për Kongresin dhe Senatin, nesër përmbyllet.

Qytetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në më pak se 40 orë, do të vendosin nëse vendi duhet të fillojë të rikuperojë fuqinë, ndikimin dhe pasurinë e tij, duke dëbuar nga Kongresi dhe Senati “të padeklaruarit” zyrtarisht diktatorë, demokratët.

Amerikanët kur u dhanë pushtetin demokratëve benzina kushtonte 0,90 dollarë dhe qeveria që zgjodhën ua çoi në 3,20 dollarë për gallon, inflacionin nga 1,5% e çuan në 8,5%. Do ta votojnë amerikanët sërish Presidentin me memorje të muguar dhe logjikë të cunguar, si dhe kastën e arpagonëve për t’i qeverisë edhe në vazhdim?

Në zgjedhjet më kritike afatmesme në historinë e vendit, republikanët, të cilët në të gjitha sondazhet marrin 50% dhe 60% në shumicën e shteteve kundrejt demokratëve, po synojnë të fitojnë shumicën në Senat dhe Kongres, për të qenë në gjendje që të kontrollojnë organet legjislative dhe mbikëqyrëse të vendit. Me pak fjalë, të shtypin “frenat e makinës” së bishës që po shkatërron Europën dhe veten, por edhe gjithë botën.

Në Kongres, republikanëve u duhen vetëm 5 nga 435 vende dhe vetëm 1 nga 35 senatorë, të cilët do të vendosen nga votimi, që Senati të marrë shumicën.

Dhe nëse republikanët ia dalin, Biden thjesht nuk do të jetë në gjendje të qeverisë pa bërë përpjekje të shumta, ose pa shkelur kushtetutën dhe ligjet.

U deshën vetëm 21 muaj qeverisje nga të rrezikshmit për paqen botërore dhe mirëqenien e amerikanëve, demokratëve, që gjithçka të shembet. Emigracioni i paligjshëm theu të gjitha rekordet dhe rivalizohet vetëm nga krimi i paprecedent i SHBAsë të pasluftës, me një krizë ekonomike ku inflacion kalon shifrën 8%. Një makth i vërtetë për superfuqinë!

Por “vepra” absolute e demokratëve dhe Biden është që shtynë Europën në krizën e Ukrainës dhe në luftë me Rusinë.

Popullariteti i Bidenit është në nivelin më të ulët historik dhe ky është vetëm fillimi. Biden po “than” rezervat strategjike të energjisë amerikane, ndërsa njoftoi lëshimin e 15 milionë fuçive naftë!

Në rast të humbjes së shumicës në Kongres, Biden do ta gjejë veten “me duar të lidhura”, pasi republikanët nuk duan luftë në Ukrainë, as përplasje me Rusinë.

Tashmë lideri i Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy (i cili do të zëvendësojë personin që urrejnë republikanët, Nency Pelosi, në rast të fitores së tyre në Dhomën e Përfaqësuesve) tha se, “Kievi nuk mund të presë një çek bosh për ndihmë në të ardhmen nga ne. Duke kujtuar se SHBA ka shpenzuar tashmë 60 miliardë dollarë me të gjitha format e mbështetjes për Ukrainën, që nga shkurti i kaluar, ndaj kjo duhet të ndalet”.

Dhe “e mira” fillon tani, sepse ka një hetim për aktivitetet e biznesit të djalit të presidentit aktual, Hunter Biden, që lidhet me Kinën, me tërheqjen e papritur të SHBAve nga Afganistani, por edhe për origjinën e pandemisë së koronavirusit.

Për demokratët, shpresat për të rinovuar mandatin e senatorëve të tyre në Kongres do të varen nga ruajtja e shumicës së tyre aktuale në Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania, megjithëse ata rrezikojnë të humbasin bastionet tradicionale të 30 viteve të fundit, si Oregon.

Në fund të fundit, tregjet e basteve kanë qenë gjithashtu në favor të republikanëve që nga mesi i muajit të kaluar, për shkak të “inflacionit të furishëm”, sipas ‘MarketWatch’. Në Amerikë mesa kuptoni sektori i basteve prek dhe infuencon edhe politikën.

Amerikanët kanë në duart e tyre fatin e tyre, të Amerikës, por edhe të Europës. Në të kundërt, janë të parët që do të goditen me të gjitha format dhe kryesisht prej atyre që kanë në pushtet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dubai: Zjarr në Gradaçielë Pranë Ndërtesës më të Lartë në Botë (video)

Next Story

Planifikohet Evakuimi i 3 Milionë Banorëve nga Kievi

Latest from Info