Trump Denoncon Parregullsi – Kërkon Rinumërim

/

Trump denoncon parregullsi dhe kërkon rinumërimin e votave.

Tension dhe reagim duket se po vjen!

53% e amerikanëve votuan republikanët, ndaj 47% që votuan demokratët, bazuar në votimin e vendeve për në Kongres, që do të thotë se për herë të parë ndër vite republikanët kanë krijuar një rrymë shumice në të gjithë territorin e SHBAve.

Me fitoren e republikanëve në zgjedhjet afatmesme të mbajtura në SHBA duket se është mobilizuar sërish “Mafia e Mashktrimit” (vota me postë dhe ajo elektronike), me ish Presidentin Donald Trump që është duke bërë thirrje për rinumërim të votave dhe duke thirrur mbështetësit e tij në demonstrata.

Kjo pasi demokratët e 78-vjeçarit Biden kanë humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, siç ishte parashikuar pas politikës së tyre katastrofike, po përpiqen të marrin Senatin me patjjetër, ndaj dhe Media sistemike pretendon dhe propagandon se “Vala e Kuqe” nuk ka triumfuar në Amerikë dhe se kjo nuk është një fitore dërrmuese e republikanëve.

Sapo demokratët të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, do të jetë më e vështirë për Biden të qeverisë. Beteja e madhe tani është Senati, pasi asnjëra palë nuk ka fituar apo humbur asnjë vend.

Arma e të majtëve për të marrë Senatin është ndërhyrrja në numërim mes “dorës së fshehtë”.

Por demokratët thuhet se po fitojnë në zona që nuk i prisnin, që do të thotë se “dora e fshehtë” është futur në zona republkane, atje ku mendohej se situata për republikanët ishte më e sigurtë dhe më e kontrolluar ndaj ndërhyrjeve në votim dhe numërim.

Numërimi do të jetë një maratonë, pasi republikanët nuk do të të pranojnë garë të vjedhur dhe të cënuar.

Bazuar në sa më sipër, ish Presidenti i SHBAsë, Donald Trump, denoncoi parregullsitë zgjedhore dhe u bëri thirrje për demonstrata mbështetësve të tij.

Kësaj here nuk do të falet asnjë votë e vjedhur!

Situata në Amerikë po nxehet!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Të Dhëna "Zjarr" për Soros & Fondet e Tij

Next Story

Zgjedhje SHBA - Fitore e Madhe në Kongres për Republikanët

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një