Një fitore e madhe e republikanëve shënohet për momentin në zgjedhjet afatmesme amerikane, teksa po fitojnë Kongresin me një diferencë të madhe, ndërsa në Senat edhe pse duket se do të ketë një balancë, mbetet e rëndësisë së dorës së dytë.
Dhe kjo për faktin që tekstet e legjislativit duhet së pari të kalojnë nnga Dhoma e Përfaqësuesve – Kongresi.
Pra, me 203 vende në duar, republikanët janë një frymë larg mbajtjes së sovranitetit të Kongresit pasi për mazhorancën u duhen 218. Të gjitha këto, nëse nuk do të ketë manipulim përmbysës në momentet e fundit, siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 2020.
Në të njëjtën kohë, numri i vendeve të fituara nga republikanët për Senatin rritet në 49 (nëse marrin 51 do të kenë shumicën edhe këtu), duke marrë një epërsi të shkurtër nga demokratët dhe kanë ende 3 për të numëruar.
Gjithashtu në duart e republikanëve janë pozitat e guvernatorëve të atyre që zgjodhën “axhendën e logjikës” të cilën e kanë përqafuar kundër demokratëve, të cilët në këto dy vite kanë qeverisur Amerikën drejt greminës në të gjithë sektorët dhe në gjeopolitikë janë në luftë me superfuqinë tjetër të planetit, që përkrah sot ka edhe të gjitha vendet e Lindjes, së bashku me Kinën.
435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, 35 vende në Senat dhe 36 guvernatorë ishin në rrezik në zgjedhjet afatmesme në SHBA.
Rezultati është paksa një tablo magjike, siç e kemi përmendur në analizën tonë të mëparshme, pasi anashkalohet fakti që nga 100 vendet e Senatit, vetëm 35 u vunë në proçesin zgjedhor të zgjedhjeve afatmesme.
Për këto 35 mandate, republikanët kanë fituar 19 dhe demokratët 16, që do të thotë se në fakt kanë fituar thellë.
Vlen gjithashtu të thuhet se edhe në shtetet që republikanët humbën ata patën një rritje mbresëlënëse, duke përmendur këtu edhe bastionin e leftistëve, New York.