Maqedonia e Veriut i Jep Nënshtetësi Oligarkut Ukrainas – Në Listat e Sanksioneve Amerikane

/

Onischenko ka edhe shtetësi ruse. Ky është një skandal i madh me pasoja ndërkombëtare, thotë partia shqiptare e vendit fqinj.

Oligarkut ukrainas dhe ish deputetit Oleksandr Onyshchenko, i cili është në listën e sanksioneve të SHBAsë, i është dhënë shtetësia e Maqedonisë së Veriut, si një sportist i shquar, njofton faqja e lajmeve në Shkup “Prizma”.

Muajin e kaluar ai garoi nën flamurin e Maqedonisë së Veriut në hipizëm, në San Tropez dhe doli i shtati.

Onischenko, i cili gjithashtu ka nënshtetësi ruse, iu drejtua autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të marrë nënshtetësinë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi t’i japë atij shtetësinë, në mbledhjen e saj, në fund të majit 2022.

prizma1

Për Onyshchenko ka dalë urdhër arresti në Ukrainë në vitin 2016, pasi dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me më shumë se 100 milionë euro nëpërmjet kompanisë shtetërore të gazit “Naftogaz” dhe në janar 2021 Uashingtoni e futi në listën e sanksioneve për përfshirjen në rrjetin rus, teksa publikoi, sipas tyre, biseda midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Petro Poroshenko (ish president i Ukrainës) dhe kështu u përpoq të ndikonte në zgjedhjet amerikane.

Partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut “Aleanca për Shqiptarët” kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm të vendit, Oliver Spasovski, për shkak të dhënies së shtetësisë të kërkuarit nga Ukraina, i cili gjithashtu është në listën e sanksioneve amerikane.

“Ky është një skandal i madh me pasoja ndërkombëtare, i cili minon drejtpërdrejt regjimin e sanksioneve të SHBAsë dhe politikën e jashtme të BEsë. Ky vendim dëmton edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE, sepse mesazhi që jepet është se Maqedonia e Veriut po përdoret nga kriminelët e kërkuar nga vendet e tjera, duke anashkaluar përpjekjet e aleatëve tanë për të izoluar oligarkët e Putinit, në mes të agresionit rus kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Këtu Ka 2 Milionë Vite që Nuk Bie Shi

Next Story

Moska Ndalon Hyrjen në Rusi të 200 Amerikanëve

Latest from Info