Kamikaze në Qendër të Stambollit – Shumë të Vdekur & të Plagosur (video)

/

Shpërthim në Stamboll të Turqisë, 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.

Presidenti i Turqisë, Erdogan thotë se shpërthimi në një rrugë të Stambollit me trafik njerëzish ishte një “sulm i urryer”. Gjashtë persona janë vrarë dhe 81 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim tronditi një rrugë të frekuentuar këmbësore në qendër të Stambollit, në një incident që presidenti Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur një sulm me bombë që “mban erë terrorizmi”.

Të dielën, ambulancat shkuan drejt vendit të ngjarjes në rrugën e mbushur plot, të cilën policia e rrethoi me shpejtësi. Zona, në lagjen Beyoglu të qytetit më të madh të Turqisë, ishte e mbushur me njerëz si zakonisht në fundjavë me blerës, turistë dhe familje.

Duke folur përpara nisjes së tij në Samitin G20 në Indonezi, Erdogan tha se shpërthimi dukej të ishte një “sulm i urryer” dhe u zotua se autorët e tij do të ndëshkoheshin.

“Njerëzit tanë mund të jenë të sigurtë se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen siç e meritojnë”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se informacionet fillestare sugjeronin se “një grua luajti rol” në shpërthim.

“Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim një sulm terrorist, por zhvillimet fillestare dhe inteligjenca fillestare nga guvernatori im është se ai mban erë terrorizmi”, tha Erdogan.

Katër persona vdiqën në vendngjarje dhe dy vdiqën në spital, tha Erdogan. 53 të tjerë u plagosën, sipas informacioneve që ai mori nga guvernatori i Stambollit.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha më parë se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 (13:20 GMT), të dielën.

Një video e postuar në internet tregoi flakët duke shpërthyer dhe një zhurmë të fortë, ndërsa këmbësorët ikën nga sytë këmbët.

“Ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën në shpërthimin në rrugën Istiklal”, shkroi kryebashkiaku Ekrem Imamoglu në Twitter.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Turqia u godit nga një varg bombash vdekjeprurëse midis viteve 2015 dhe 2017 nga ISIS dhe nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Sinem Koseoglu i ‘Al Jazeera’, duke raportuar nga rruga Istiklal, tha se tre të dyshuar ishin të përfshirë në shpërthim.

Koseoglu tha se gruaja raportohet se hodhi një qese me eksploziv në mes të rrugës të mbushur me civilë dhe se ajo shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.

Murat Aslan, një analist i sigurisë, tha për ‘Al Jazeera’ se vendi ku ndodhi shpërthimi është një zonë shumë e frekuentuar dhe me siguri të lartë në vend.

“Ka shumë kamera sigurie në zonë”, shtoi Aslan. “Mendoj se policia do të identifikojë saktësisht se kush e bëri këtë dhe si e bëri ai ose ajo nëse është një sulm terrorist”.

Një gjë është e sigurtë, një grua mbante eksplozivin nën rrobën e saj dhe kjo është kapur nga kamerat e bizneseve përreth dhe nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Të Dielat e Përgjakura

Next Story

Kanadaja Legalizon Eutanazinë - Po e Shqyrton edhe për Fëmijët

Latest from Info