Alarm në Ukrainën Perëndimore – Rusët do të Rrethojnë Kievin

/

Alarmi i kuq në të gjithë Ukrainën Perëndimore. Njoftohet se rusët do të rrethojnë Kievin.

Përgatitja e lëvizjes rrethuese për të goditur rajonet Volyn, Zhytomyr, Rivne.

Rusët dhe bjellorusët po hedhin në erë ura dhe po hapin kanale në Ukrainën Perëndimore. E gjithë Ukraina perëndimore dhe veçanërisht rajonet e Volyn, Zhytomyr dhe Rivne janë duke u fortifikuar me kanale antitank, fusha të minuara dhe llogore, si dhe është zbuluar përqendrim i madh i forcave ruse dhe bjelloruse.

Njëkohësisht janë hedhur në erë urat kufitare në drejtimet Gomel dhe Mozyr, ndërsa po hidhen në erë edhe urat në drejtim të Volynit.

Ukraina po përgatitet për kundërsulmin përfundimtar rus me fillimin e vitit të ri. Ka shumë mundësi që rusët ta anashkalojnë Kievin në fazën e parë dhe ta rrethojnë këtë herë nga Ukraina perëndimore.

Formacione të reja ushtarake janë zbuluar tashmë në Bjellorusi, në kufirin me Ukrainën. Informacionet bëjnë me dije se deri më tani është mbledhur një brigadë, ndërsa numri i forcave ruse dhe bjelloruse vazhdon të rritet.

Nga ana tjetër, rusët pretendojnë se përgatitjet ukrainase kanë të bëjnë me pushtimin e forcave polake.

Burimet ruse raportojnë se “pas rënies së raketës në territorin e Polonisë, udhëheqja e vendit u përpoq të rriste nivelin e tensionit, duke fajësuar Rusinë për incidentin dhe duke bërë thirrje për mbështetje nga NATO. Megjithatë, deklarata e presidentit amerikan Joe Biden për mospërfshirjen e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse i solli në vete “skifterët” vendas dhe ata u detyruan të tërhiqen”.

Menjëherë pas incidentit, nga Bjellorusia filluan të vijnë informacione për përpjekjet për të destabilizuar situatën e brendshme, për një kërcënim të një pushtimi ushtarak të vendit nga Polonia, për instalimin e llogoreve antitank, për hedhjen në erë të urave kufitare dhe kryerjen e zbulimit ajror nga ushtria ukrainase.

“Pothuajse të gjitha urat në drejtimet Gomel dhe Mozyr janë hedhur në erë. Tani ata kanë filluar të hedhin në erë të gjitha urat në drejtim të Volyn”, tha shërbimi kufitar bjellorus.

Është e mundur që Varshava shpreson se Minsku nuk do të jetë në gjendje ta zmbrapsë sulmin më vete dhe beson se ndihma ushtarake nga Moska do të jetë minimale për shkak të përqendrimit të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në konfliktin ukrainas.

Mbledhja e brigadës në kufirin me Ukrainën Perëndimore.

Në të njëjtën kohë, në territorin e Baranovichi (rajoni i Brest, pjesa jugperëndimore e Bjellorusisë), nga 14 deri më 31 tetor, satelitët regjistruan një kompleks pajisjesh ushtarake dhe automjete mbështetëse logjistike, si dhe rreth 150 tenda ushtarake.

Pamjet satelitore tregojnë praninë e një njësie luftarake me madhësi brigade në këto zona. Kështu, në rajonin e Brestit formohen formacione të reja ushtarake.

Rusët flasin për një përhapje të sfidave të Ukrainës në kufirin me Bjellorusinë.

“Në postbllokun Glushkevichi (rajoni Gomel) u regjistrua lëvizja e një automjeti të blinduar të Forcave të Armatosura të Ukrainës drejt kufirit. BTR-80 ndaloi para pengesave dhe më pas u kthye prapa. Në përgjigje të kësaj, rezervat bjelloruse u vunë në gatishmëri, ushtarët e shërbimit kufitar zunë pozicionet e qitjes.

Sipas palës bjelloruse, mundësia e provokimeve nga Ukraina po rritet, pasi disiplina në njësitë e mbrojtjes territoriale dhe formacionet e tjera paraushtarake po zvogëlohet, gjë që mund të çojë në përleshje”, thanë rusët.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka hedhur në erë ura dhe po ndërton kanale dhe llogore antitank në kufirin me Bjellorusinë.

Zëvendës shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, nxitoi në rajonin e Ukrainës perëndimore për të inspektuar ndërtimin e murit në kufirin me Bjellorusinë. “Natyrisht, puna vazhdon jo vetëm në Volyn. Kjo vlen për të gjitha rajonet që kufizohen me Bjellorusinë dhe Rusinë”, vuri në dukje Timoshenko.

Pamje nga përqëndrimi i forcave ushtarake ruse dhe bjelloreuse në kufirin e Ukrainës Perëndimore.

Pamje nga hendeqet antitank, muri dhe llogoret në kufirin e Ukrainës Perëndimore dhe Bjellorusisë.

Image
Image
Image
Image

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjashtë Orë të Çmuara Koleksionesh të Dizajnuara nga Gjigantë të Arkitekturës

Next Story

Suedia Dërgon Ndihmën më të Madhe Ushtarake Deri më Tani në Ukrainë

Latest from Info