Klaus Schwab nga G20 (që askush nuk kupton pse duhet të ishte ky individ atje, pse ishte ftuar) mes shumë të tjerash, tha: “Ne po riformësojmë botën dhe kemi nevojë për kaos dhe multikriza, për ta bërë”.
Çfarë i tha krijuesi i “The Great Reset” G20-ës?
Klaus Schwab (inxhinier, ekonomist dhe themelues i Forumit Ekonomik Botëror / WEF) foli gjatë Samitit të G20 për “The Great Reset” dhe dobinë e multikrizës si një mjet për të arritur një “ristrukturim” të rendit aktual botëror.
Me pak fjalë, na la të kuptojmë sesa të rëndësishme janë krizat për të arritur axhendën e tij dhe të qarqeve ekstremiste globaliste që e mbështesin atë (perëndimore veçanërisht).
Në veçanti, ai tha se “po kalojmë një ristrukturim të thellë si planet”.
Ristrukturim me të cilin është fiksuar WEF dhe e ka vënë objektiv, që është krijimi i një sistem global socialist i bazuar në konceptet e Schwab për Revolucionin e 4-t Industrial (të kompjuterëve dhe teknologjisë), Ekonomisë së Ndarjes dhe Kapitalizmit të Palëve të Interesuara (qeverisjes dhe korporatave).
Natyrisht, Ekonomia e Përbashkët nënkupton një qeveri botërore dhe një shtet botëror. Vihet re se kjo është edhe logjika e tij për eliminimin e borxheve. Meqenëse ekonomia do të jetë një, kështu pra askush nuk do të ketë borxh askund.
Tingëllon ideale apo jo? Çdo gjë diabolike tingëllon e tillë dhe ofrohet falas, kjo është hileja e lakut.
Është një ringjallje e sistemit sovjetik me një amballazh të ri, ku gjithçka do të kontrollohet nga qendra me ndihmën e teknologjisë dhe kur themi gjithçka, nënkuptojmë gjithçka.
Mjafton të lexohet “Bota e re e guximshme” e Aldous Huxley (për të cilin ju shkruar disa artikuj) dhe do të kuptoni se asgjë nuk do të jetë falas, madje as lindjet, nëse mbizotërojnë teoritë e Klaus Schwab dhe veçanërisht të atyre që e mbështesin.
Ai madje nënkupton se ndërsa fragmentimi është i nevojshëm, fragmentimi i tepërt mund të jetë i mundimshëm, që do të thotë se atij i duhet kaos për të zbatuar axhendën e tij, por jo kaos përtej limiteve, i duhet kaos i kontrolluar.
Natyrisht, kaos i kontrolluar do të thotë kaos i krijuar artificialisht, pikërisht për të çuar masat drejt “zgjidhjeve përfundimtare”. Kush e kapi, mirë, kush nuk e kapi, nuk mund të bëjmë asgjë më tepër sesa kaq, të shkruajmë pra dhe të flasim çdo ditë për atë që ndodh.
Do të themi vetëm se kaosi ka qenë i vazhdueshëm vitet e fundit, pasi pas dy vitesh pandemie, pasoi lufta në Ukrainë, duke shkatërruar plotësisht atë që kishte mbetur nga klasa e mesme në shoqëritë perëndimore.
Klaus Schwab ka shumë ngjashmëri me Ernest Stavro Blofeld, kreun e ‘SPECTER’, organizatës satanike në filmat e James Bond, që dëshiron të sundojë botën përmes provokimit, kaosit. Mos është thjesht rastësi…? Kurrësesi!
I have read your article carefully and I agree with you very much. This has provided a great help for my thesis writing, and I will seriously improve it. However, I don’t know much about a certain place. Can you help me?