Ushtria Gjermane: “Duhet të Jemi Gati për Një Konflikt me Rusinë!”

/

Berlini përgatitet për luftë.

Kohët e vitit 1941 dhe operacioni “Barbarossa” ringjallen në Europë. Në një raport sekret të Shtabit të Përgjithshëm gjerman të botuar nga revista ‘Spiegel’, Gjermania “duhet të fillojë menjëherë përgatitjet për një konflikt me Rusinë”.

‘Spiegel’ arriti të sigurojë një raport të klasifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane që përshkruan “riorientimin strategjik” të Bundeswehr-it përballë një konfrontimi të mundshëm të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.

Raporti është firmosur nga gjenerali Eberhard Zorn, Inspektor i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Gjermane, të cilat ai po i përgatit për vite të vështira. Dokumenti konfidencial prej 68 faqesh mban titull disi të paqartë “Udhëzime Operacionale për Forcat e Armatosura”.

Por përmbajtja e tij është shumë specifike.

As më shumë e as më pak, gjenerali gjerman, qysh në fund të shtatorit, tha se ushtria gjermane duhet të përgatitet në mënyrë më efektive për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë. “Sulmet në Gjermani potencialisht mund të kryhen pa paralajmërim dhe ndoshta me viktima të mëdha”, thuhet në raport.

Dhe në një pikë tjetër raporti shkruan: “Pa dyshim, aftësia për të mbrojtur vendin dhe territorin e NATO-s do të jetë jetike dhe madje më e rëndësishme se më parë”.

Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit është përsëritja e vazhdueshme e fjalës “frenim”. Për shkak se një konflikt i drejtpërdrejtë në krahun lindor të NATO-s “bëhet përsëri më i mundshëm”, Gjermania duhet të luajë një rol udhëheqës në Europë dhe t’i bëjë forcat e saj të armatosura më të fuqishme.

Në këtë kontekst, sipas gjeneralit Chorn, “stërvitja dhe gatishmëria operacionale e forcave të armatosura në një skenar me intensitet të lartë (lufte) është shtylla kurrizore e parandalimit”.

Me fjalë të tjera, nuk mjafton më dërgimi i njësive të specializuara në misione specifike jashtë vendit, siç është bërë deri më tani.

Përkundrazi, për nevojat e NATO-s, njësitë e shumta ushtarake duhet të mbahen në gjendje të gatishmërisë së plotë operacionale.

Dhe këtu vjen raporti konfidencial me shprehjen “pika kthese” e përdorur nga kancelari Soltz, pas pushtimit rus të Ukrainës, në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit më 27 shkurt. “Lufta në Europë është sërish realitet”, siç e përshkruan më konkretisht gjenerali Zorn në hyrje të raportit.

“Rrjedhimisht, Gjermania duhet të jetë e përgatitur për faktin se në rast të një sulmi rus në krahun lindor të NATO-s, Bundeswehr-i do të duhet të sigurojë forca luftarake të gatshme për veprim dhe të mos presë mbështetje nga SHBA-ja”.

Ajo që inspektori i përgjithshëm i forcave të armatosura gjermane po paralajmëron prerazi është se as BE-ja dhe as NATO nuk mund të përballojnë dot që të fillojnë planifikimin dhe grumbullimin e forcave, kur të fillojë një sulm i mundshëm.

Chorn nënvizon gjithashtu “rolin parësor që ushtria gjermane thirret të luajë në krahun lindor të NATO-s në një luftë të detyruar”.

Në krahun lindor të NATO-s ai instaloi njësi të vogla komando, diçka si argjinatura e parë njerëzore dhe shumëfishoi stërvitjet ushtarake në krahasim me të kaluarën.

Megjithatë, ndryshe nga sot, pothuajse të gjithë gjeneralët e NATO-s dikur, ishin të bindur se Rusia nuk do të kërkonte konfrontim të drejtpërdrejtë me NATO-n dhe ky është ndryshimi i madh. Ky besim, kur dikush lexon raportin, është zhdukur.

Sesi do të zhvillohet ushtria gjermane në vitet e ardhshme kjo është një çështje tjetër kritike për partnerët e saj. Për shkak të pozitës dhe rëndësisë së saj ushtarake, Gjermania konsiderohet si një “komb lider” dhe kjo shkakton edhe disa “pritshmëri” nga ana e aleatëve të NATO-s, të cilat përkthehen në “gatishmëri operacionale”.

Një gjeneral tjetër gjerman e shprehu edhe më qartë, “nëse ne nuk lëvizim shpejt dhe nuk pajisim ushtrinë tonë, asnjë ushtri tjetër në Europë nuk do ta bëjë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bota ka Nevojë për Kaos & Multikriza - Më pas "The Great Reset"

Next Story

Blinken: "Rusia Mban Përgjegjësinë Përfundimtare për Raketën në Poloni" - Pas Sulmit të Zelenski Amerika Ndryshoi Trajektore

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një