“Nuk mund ta gjej homologun tim rus.”
Gjenerali amerikan Mark Milley pretendon se ai u përpoq të telefononte gjeneralin Valeriy Gerasimov në kuadër të rënies së një rakete në Poloni, por nuk pati sukses.
Konkretisht, Milley tha se stafi i tij u përpoq ta lidhte atë me gjeneralin rus Valery Gerasimov, por “ata nuk mundën të më lidhnin”.
Në vend të kësaj, ai foli disa herë me homologun e tij ukrainas, homologun e tij polak dhe shefa të tjerë të mbrojtjes në Europë, këtë u tha Milley gazetarëve në Pentagon.
Shefi i ushtrisë amerikane parashikon një ngadalësim të luftimeve në Ukrainë gjatë dimrit dhe beson se kjo mund të jetë një dritare për zgjidhje, me një sy drejt paqes së mundshme botërore.
Si ai, ashtu edhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, thanë se presin që Ukraina të vazhdojë të luftojë gjatë dimrit dhe SHBA dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të ofrojnë më shumë mbështetje dhe armë.
Pra, Amerika nxiti dhe filloi një luftë, tani ja la pasën Ukrainës të luftojë e vetme përballë Rusisë dhe Europën të luftojë përballë varfërisë. Ndërkohë që NATO nuk po jep shenja se mund të ndërhyjë në Ukrainë, ndryshe nga ç’thuhej muaj më parë. Njëkohësisht nuk mendohet për marrëveshje, amerikanët po e lënë Ukrainën të luftojë, derisa në fund të dorëzohet. Mesa duket kërcënimi rus për përdorim edhe në territorin e perëndimorëve të armëve bërthamore, ka ndryshuar planet e këtyre lidhur me luftën, Ukrainën dhe Rusinë.
Gjithësesi, sa më sipër tregon tërheqjen e amerikanëve nga Ukraina dhe marrjen e pozicionit të vëzhguesit, momentalisht. Por amerikanët po progresojnë me linjën e dytë të planit të tyre, që është varfërimi dhe deindustrializimi i Europës.