Suedia Dërgon Ndihmën më të Madhe Ushtarake Deri më Tani në Ukrainë

/

Suedia do të japë 287 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, paketa më e madhe e ndihmës ushtarake deri më tani, e cila përfshin një sistem mbrojtjeje kundërajrore, njoftoi kryeministri i vendit Ulf Kristerson.

Kontributet e mëparshme të pajisjeve të mbrojtjes nga Suedia, e cila ka aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n së bashku me fqinjin e saj Finlandën, kanë variuar nga pajisjet e thjeshta, të tilla si helmetat dhe pajisjet ushtarake, deri tek raketat dhe raketat antitank.

“Është paketa më e madhe e mbështetjes ushtarake nga tetë paketat e mëparshme të kombinuara” tha Kristerson në një konferencë shtypi.

“Është ndihma më e madhe që kemi bërë dhe po ndjekim saktësisht listën prioritare të Ukrainës, për atë që ata mendojnë se kanë nevojë në këto momente.”

Ministri i Mbrojtjes Pal Jonsson tha se paketa e re e pajisjeve ushtarake përfshin një sistem të mbrojtjes kundërajrore dhe municione nga rezervat e forcave të armatosura të vendit, të cilat janë shumë të nevojshme për të mbrojtur Ukrainën kundër një sulmi të pamëshirshëm raketor nga Rusia, në javët e fundit.

Qeveria e mëparshme socialdemokrate e Suedisë, e cila humbi nga koalicioni i ekstremit të djathtë të Kristerson në zgjedhjet e shtatorit, kishte rënë dakord për disa këste ndihme për Ukrainën, si ushtarake, ashtu edhe humanitare, me vlerë më shumë se 1 miliardë korona.

Sistemi i artilerisë ‘Archer’ ka qenë në listën e kërkesave të Ukrainës për disa kohë, por nuk u përfshi në paketën e re të ndihmës, megjithëse Jonson nuk e përjashtoi atë për të ardhmen dhe tha se do të kishte më shumë mbështetje.

Kristersson tha gjithashtu se qeveria suedeze po monitoron nga afër zhvillimet rreth rrëzimit të raketës në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, të martën dhe se nevojiten më shumë informacione për të krijuar një pamje më të qartë të asaj që ndodhi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Alarm në Ukrainën Perëndimore - Rusët do të Rrethojnë Kievin

Next Story

Rusët Hynë në Bakhmut me Breshëri Raketash Termobarike - Ukrainasit Braktisën Pozicionet - Mbi 400 të Vdekur

Latest from Info