“Psikoza masive”, 57% e të rinjve marrin ilaçe për sëmundje psiqike dhe mendore.
Pasi jetuan gati tre vjet bllokime, izolim, urdhra të dëmshëm për shëndetin fizik dhe mendor, papunësi, më pak të ardhura financiare dhe duke u ushqyer me propagandën e frikës, “Gjenerata Z” (adoleshentët dhe të rinjtë) tani po përballen me disa kushte serioze të shëndetit psiqik dhe mendor.
Sipas analizave të kryera nga “Harmony Healthcare IT”, miliona të rinj po përballen me një krizë të re të shëndetit mendor si pasojë e pandemisë Covid-19.
Naturalnews.com raporton se, sipas Qendrës Kërkimore Pew, “Gjenerata Z” përfaqëson brezin e lindur midis viteve 1995 dhe 2010, që përfshin afërsisht 68 milionë të rinj (mosha 12-27). Hulumtimi i fundit zbulon se 42% e “Gen Z” tani po përjetojnë probleme të shëndetit mendor dhe shumë nga këto çështje menaxhohen me terapi dhe mjekim të përditshëm.
Këto probleme përfshijnë çrregullime të ankthit, çrregullim të deficitit të vëmendjes / hiperaktivitetit, depresion dhe çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD). 80% përjetojnë periudha depresioni dhe 90% përjetojnë ankth në baza ditore.
Vetmia, pasiguria, ankthi dhe depresioni tani po prekin shumicën e të rinjve.
Shumica e të rinjve që iu përgjigjën anketës (75%) raportojnë se koha e pandemisë (lockdown) ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mendor, duke shkaktuar vetmi të rëndë dhe pasiguri dërrmuese për të ardhmen. Nga 1.000 të anketuarit, 20% vizitojnë një terapist rregullisht dhe 39% marrin trajtim për problemet e shëndetit psiqik dhe mendor një herë në javë. Një 57%, përqindje befasuese, marrin një mjekim rregullisht vetëm për t’ia dalë mbanë. Ky brez ka dy herë më shumë gjasa të përjetojë shqetësime emocionale, sesa dy gjeneratat e mëparshme.
Shumë nga këto beteja mendore bazohen në bindjet e “Gen Z” për të ardhmen. Shumica (85%) pranojnë hapur se janë të shqetësuar për të ardhmen në përgjithësi. Ata shqetësohen për gjëra të tilla si ekonomia, paratë e pamjaftueshme për të mbijetuar, mjedisi dhe peizazhi politik që është gjithnjë dhe më i ndarë. Pothuajse 90% besojnë se brezi i tyre nuk do të jetë aspak i suksesshëm në të ardhmen dhe 75% besojnë se brezi i tyre është në disavantazh krahasuar me gjeneratat e mëparshme.
Pjesa më e madhe e shqetësimit ka të bëjë me financat personale, me 90% të tyre që kanë frikë se nuk ia dalin dot me shpenzimet mujore. 66% e të anketuarve nuk ndihen aspak të stabilizuar financiarisht. Rreth gjysma e të anketuarve nuk ndihen gati për t’u bashkuar me fuqinë punëtore dhe shumica janë të shqetësuar për të ardhmen e ekonomisë.
Gjatë Covid-19, qeveritë shkatërruan vlerën e monedhës, duke mashtruar publikun. Kjo ka rritur koston e gjithçkaje, duke e bërë gati të pamundur që dikush të mbijetojë me pagën e vjetër minimale, e lëre më të blejë një shtëpi, një strehë banimi.
Përveç pasigurisë ekonomike, brezi i ri përballet me sulme të abuzimit psikologjik dhe shtypjes shpirtërore që rrjedhin nga propaganda qeveritare dhe farmaceutike, si dhe veprimet abuzive.
Një brez i tërë po trajnohet për t’iu frikësuar të panjohurës dhe për ta pranuar atë si një mënyrë jetese, një jetesë të izoluar në një ekran. Këtij brezi i është mësuar se liria e fjalës është një akt i ndaluar dhe të dalësh në rrugë duke kërkuar drejtësi sociale është një akt i shëmtuar.
Ky brez është mësuar të qëndrojë në shtëpi për të qënë i sigurtë, ndërsa sportet në skuadër, aktivitetet në grup janë të rrezikshme. Vetë aktivitetet që bashkojnë njerëzit, që nxisin komunitetin dhe arritjet po zëvendësohen nga një jetë e bazuar në ekran, e diktuar nga algoritmet dhe reklamat, e vetmuar me kusht.
Këtij brezi po i hiqet personaliteti, ndërsa mësohen të marrin rolin e viktimës dhe të strehohen në një grup identitetesh të rreme dhe stereotipash gjinore, gjithnjë në shtim. Të rinjtë tani pritet të ndjekin idealet materialiste që u zhveshin dinjitetin, ndërsa janë të indoktrinuar t’i përkulen disa kauzave sociale që lidhen me sigurinë e jetës.
Diktatet e sigurisë së jetës, higjenës, izolimit dhe kujdesit nga tjetri që mund të të ngjitë sëmundjen, janë karakteristikat e shtetit neokomunist, që po i shtyp të rinjtë. Nuk ka më individualitet tek të rinjët, por mendjet e tyre janë programuar të ndjekin rrëfimet e të menduarit në grup, mendime shabllon që diktojnë rrjedhën e tyre në jetë dhe që atrofizojnë aftësinë e tyre për gjykim individual. Njeriu është unik, ka individualitetin e tij, por sistemi uniken dhe individualen po e mbyt. Nga ana tjetër beteja e të rinjve për të ndërtuar karakterin e tyre është mbytur nga propaganda, ekrani dhe algoritmi që u servir mesazhin virtual, që u vret gjykimin, logjikën. Të rinjtë sot marrin mesazhe të cilat nuk i përtypin, nuk i analizojnë, mesazhi virtual i pak sekontave dhe figura që ndryshon dhe pasohet menjëherë pas një tjetër figure, po i dëmton dhe po i tjetërson.
Brezi i ardhshëm nuk duhet të jetojë sipas rregullave strikte, që ndalojnë mëkatin, që vjen nga ndryshimi dhe maturimi personal, që sjell ripërtëritjen e besimit, që kërkon Shpëtimtarin e shpirtit, këtë kërkon sistemi.
Ne prindërit, po u lëmë fëmijëve tanë një botë të errët, nëse nuk reagojmë!