Karta Dixhitale Energjike (Kalorike) me Gjurmën e Gishtit – Njeriu Nën Kontroll Absolut – Fantashkenca, Sot, Realitet!

/

“The Great Reset” hidhet në veprim.

Ligjet distopike në fuqi mes qeverive që po i kalojnë me proçedura “emergjence” këto proçese në shoqërinë globale.

MasterCard, në bashkëpunim (siç thotë) me Kombet e Bashkuara, po përgatitet të nxjerrë në treg një kartë të re krediti që do të masë gjurmën e energjisë (kalorisë) së pronarit të saj.

Kjo kartë do të jetë me ngjyrë të zezë, “ekologjike”, si ato që janë në treg kohët e fundit dhe do të jetë në gjendje të matë gjurmën e energjisë.

Kur kjo të kalojë kufirin e lejuar, që sigurisht do të vendoset nga Kombet e Bashkuara, atëherë automatikisht do të çaktivizohet dhe pronari i kartës nuk do të mund të tërheqë paratë e tij!

OKB-ja do të përcaktojë gjurmën tuaj të energjisë. Për ata që nuk e kuptojnë, u themi se kjo praktikisht do të thotë, kontroll mbi çdo lëvizje të jetës tuaj, pasi gjithçka përkthehet në karbon!

OKB-ja do të përcaktojë se çfarë do të hani dhe sa, ku do të shkoni dhe me çfarë mjetesh, çfarë do të blini, si do të jetoni, përkrah krediteve sociale.

Mbani këtë shkrim informativ, sepse është më shumë se i rëndësishëm që të kuptoni saktësisht se çfarë duan të bëjnë elitat me ne, teksa promovojnë planin e “The Great Reset”.

Dhe kombinoni këtë informacion me një tjetër që na vjen nga veriu i ngrirë kanadez, nga shtëpia e Justin Trudeau. Pra, atje shteti i Saskatchewan (ata kanë një sistem federal si SHBA), miratoi një ligj emergjence sipas të cilit autoritetet lokale janë të autorizuara të pushtojnë çdo vend, çdo ndërtesë, çdo zonë dhe të largojnë me forcë prej andej këdo që është infektuar me Covid-19.

Sigurisht, justifikimi për këtë ligj të emergjencës të frymëzuar nga “Orwelliani” është e ashtuquajtura vala e katërt e koronavirusit dhe mutacioni D.

Tani kombinojini këto dy informacione, me atë që dimë për axhendën e vitit 2030 dhe “The Great Reset”, që të kuptoni sa e thellë është humnera dhe sa e paimagjinueshme dhe e pabesueshme njëkohësisht.

***

Klaus Schwab i Forumit Ekonomik Botëror ka deklaruar se “The Great Reset” është rezultat i Revolucionit të 4-t Industrial. Në një video të FEB-së kemi parë sloganin ogurzi që dominonte Forumin: “Nuk do të kesh asgjë, por do të jesh i lumtur”.

Po ashtu, lideri globalist Justin Trudeau, është shprehur se: “Pandemia ka dhënë një mundësi për të zbatuar politika për shpërndarjen e drejtë të mallrave”. Ide komuniste? Më shumë se komuniste, totalitariste.

Pra, çfarë po planifikojnë teksa flasin për shpërndarje të drejtë dhe ekologji? Po planifikojnë një sistem ekonomik postkomunist, ku 1% e popullsisë së botës do të zotërojë 90% të pasurisë botërore. Pjesa e mbetur prej 99% e popullsisë së botës nuk do të zotërojë asgjë, asnjë pronë private, pasi ajo do të jetë bërë e padobishme përmes taksave grabitqare dhe borxheve, përkrah të ardhurës bazë mujore.

Ky është plani i madh i globalistëve.

Dhe koronavirusi po përdoret prej tyre si një mjet inxhinierik social. Dhe në këtë janë bashkëfajtorë qeveritë e zgjedhura të kombeve, sepse në vend që t’u shërbejnë interesave të qytetarëve që i kanë zgjedhur, ato u dorëzohen kompanive private dhe institucioneve financiare.

Kapitalizmin duan ta rrëzojnë si sistem.

Ata politikanë që promovojnë këto plane mund të quhen lehtësisht tradhtarë të popujve / kombeve të tyre dhe të vetemëruar. teksa nuk reagojmë, do ta përsojmë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski: Jo, Armëpushimit Provizor! - Vetëm nga Donetsk 20.000 Burra të Vrarë ose të Plagosur

Next Story

Marcel Proust

Latest from Info