Franca, Gjermania & Spanja 100 Miliardë Euro për Mbrojtjen!

/

FCAS: Franca, Gjermania dhe Spanja arritën një marrëveshje për projektin më të madh të mbrojtjes në Europë! Kostoja totale do të kalojë vlerën 100 miliardë euro.

Franca, Gjermania dhe Spanja kanë arritur një marrëveshje për të filluar fazën tjetër të zhvillimit të avionit luftarak të gjeneratës së re të quajtur “Future Combat Air System – FCAS”, projekti më i madh i mbrojtjes në Europë, me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 100 miliardë euro, zbulon Reuters, duke cituar dy burime të mbrojtjes.

Të tre vendet dhe industritë e tyre përkatëse kanë arritur një marrëveshje, tha një burim i mbrojtjes i cili foli në kushte anonimiteti dhe nuk dha detaje.

Një zyrtar francez konfirmoi gjithashtu se industritë, që shihen si pengesat kryesore në rrugën drejt një marrëveshjeje, kanë gjetur zgjidhjet për të kaluar në fazën tjetër të projektit të avionëve luftarakë.

Airbus dhe Dassault kanë arritur një marrëveshje për të kaluar në fazën tjetër të projektit FCAS, tha sot një burim i qeverisë franceze.

Më parë, burimet thanë se faza tjetër e zhvillimit për Sistemin e Ardhshëm Combat Air (FCAS) pritet të kushtojë rreth 3.5 miliardë euro, të cilat do të ndahen në mënyrë të barabartë nga të tre vendet.

Dassault i Francës, Airbus i Gjermanisë dhe Indra i Spanjës janë të përfshirë në planin për të filluar zëvendësimin e Rafale të Francës dhe Eurofighters gjermanë dhe spanjollë nga viti 2040.

Kohët e fundit, projekti ka qenë një burim tensioni midis Francës dhe Gjermanisë. Të dyja palët janë përpjekur për më shumë se një vit për të rënë dakord për fazën tjetër të zhvillimit të FCAS.

Disa burime thonë se Dassault është fajtori për vonesat, pasi kompania ka refuzuar të tërhiqet në një mosmarrëveshje të gjatë mbi të drejtat e pronësisë intelektuale.

Burime të tjera akuzuan Airbus për shtyrje të një pjesë më të madhe të punës, duke këmbëngulur se duhet t’i jepet një “bazë e barabartë” me kompaninë franceze.

Qeveria gjermane, duke iu përgjigjur raportit të Reuters, tha se bisedimet për fazën tjetër të zhvillimit të përbashkët të avionit luftarak europian janë në rrugën e duhur, por nuk konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje.

“Nuk kemi asgjë të re për të raportuar, por jemi në rrugën e duhur” tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin.

I pyetur nëse ishte e drejtë që ende nuk ka pasur marrëveshje, ai shtoi: “Në parim keni të drejtë. Jemi në rrugën e duhur dhe sapo të ketë një marrëveshje, do ta komunikojmë”.

Ai u pyet gjithashtu nëse do të kishte një njoftim në një takim midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres franceze Elisabeth Borne të premten e ardhshme. Një zëdhënës i Soltz u përgjigj: “Ne kemi shumë besim se do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes suaj të premten”.

Gjithësesi, të gjitha burimet e tjera pohojnë faktin që marrëveshja është arritur, por me një mangësi, teksa afati i përfundimit është shumë i largët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqia Sulmon nga Ajri Kurdët në Siri

Next Story

Gjermania në Gatishmëri për Luftë - Po Merr të Gjitha Masat

Latest from Info