Erdogan: “Europa do ta Paguajë Shtrenjtë Izolimin e Rusisë!”

/

Erdogan për mediat ruse tha se, “Europa do të paguajë shtrenjtë izolimin e Rusisë”.

“SHBA sulmon Rusinë pa asnjë hezitim”, shtoi Erdogan.

“Politika e izolimit të Rusisë do të ketë pasoja të rënda për vendet europiane”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në kanalin rus “Rusia 1”.

“Çmimi do të jetë i pabesueshëm. Dhe Europa do të paguajë më së shumti këtë çmim, së bashku me Poloninë”, tha ai.

Udhëheqësi turk ka theksuar më parë se Perëndimi, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po sulmojnë Rusinë pa asnjë kufizim, prandaj Moska duhet ta kundërshtojë ashpër këtë qëndrim të Perëndimit.

Ai tha se veprimet e saj në Ukrainë nuk ishin të rastësishme, pasi atyre u kishin paraprirë veprimet e NATO-s.

Gjithashtu, presidenti i Turqisë njoftoi se kontaktet ndërmjet krerëve të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi, luajtën një rol vendimtar në parandalimin e një situate të pakontrolluar në terren që do të mund të ndodhte. E megjithatë e ardhmja është e tillë që çmimin do ta paguajë Europa dhe se lufta e ashpër vazhdon.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveria Meloni: "Nuk Kemi Prova që Vaksinat Kundër Covid-19 Janë Efektive!"

Next Story

Ish Kryeministri Japonez: "Zelenski Është Përgjegjës për Vuajtjet e Ukrainasve!"

Latest from Info