Ish Kryeministri Japonez: “Zelenski Është Përgjegjës për Vuajtjet e Ukrainasve!”

/

Çfarë tha Yoshiro Mori në fjalimin e tij?

Gojët e liderëve politikë nga e gjithë bota po hapen dalëngadalë për kreun e regjimit të Kievit V. Zelenski, i cili trajtohet pothuajse si një “lopë e shenjtë” në Europë dhe SHBA.

Ish Kryeministri japonez Yoshiro Mori kritikoi Volodimir Zelenski të premten, duke sugjeruar se nuk është e drejtë të fajësohet vetëm presidenti rus Vladimir Putin për luftën në vazhdim.

“Nuk e kuptoj pse kritikohet vetëm presidenti Putin, ndërsa zoti Zelenski nuk merret fare në pyetje. Zelenski ka bërë që shumë ukrainas të vuajnë dhe ky është një realitet”, tha Mori në një tubim politik në Tokio.

Mori, 85 vjeç, ishte aktiv në forcimin e lidhjeve dypalëshe me Rusinë përmes bisedimeve me Putinin kur ai ishte kryeministër në vitet 2000. Pasi doli në pension si ligjvënës 10 vjet më parë, ai u takua me Putinin si i dërguar i posaçëm i kryeministrit të atëhershëm Shinzo Abe.

Ish kryeministri kritikoi gjithashtu agjencitë japoneze të lajmeve, duke thënë se raportimi i tyre i njëanshëm për luftën në Ukrainë i dha atij përshtypjen se ata “po mbështeteshin vetëm në raportet nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara”.

Mori i bëri komentet në një tubim lidhur me Muneo Suzuki, një tjetër ligjvënës veteran i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe përpjekjet e tij për të zgjidhur çështjen e ishujve ruso-japonezë pranë Hokkaido.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan: "Europa do ta Paguajë Shtrenjtë Izolimin e Rusisë!"

Next Story

Tërmet 5.5 Rihter Midis Kretës & Kasos - Paralajmërim për Cunami

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe