Njeriu me Fytyrë të Hekurt

/


I burgosur politik, i famshmi i historisë dhe legjendës franceze, i cili ishte burim frymëzimi për shkrimtarë si Volteri dhe Alexandre Dumas.

Nuk ia dimë emrin, por burimet historike thonë se fytyra e tij ishte e mbuluar gjithmonë me një maskë prej kadifeje të zezë, të cilën legjenda e shndërroi në një maskë hekuri. Kështu, ky njeri hyri në histori si “burri me maskë të hekurt”, nga frëngjishtja “L’ homme au masque de fer”.

Njeriu me fytyrë të hekurt u burgos për idetë e tij politike para vitit 1681 në burgjet e Pinierol (Pinerolo e sotme në Italinë veriperëndimore). Më 18 shtator 1698, ai u transferua në burgun e Bastille në Paris, ku vdiq më 19 nëntor 1703, gjatë mbretërimit të Louis XIV. Ai u varros të nesërmen në varrezat e Shën Palit dhe u regjistrua në të dhënat e famullisë si “Marchioly, 45 vjeç”.

Identiteti i tij i panjohur shkaktoi një sërë hipotezash. Në vitin 1711 ai u identifikua me fisnikun anglez Richard Cromwell, djalin e Oliver Cromwell, në vitin 1745 u identifikua me kontin Louis të Vermandois, fëmijë i paligjshëm i Louis XIV dhe zonjës së tij Louise de la Valliere dhe në vitin 1883 u identifikua me Molierin, i cili dyshohet se u burgos për shkak të “Tartufit”.

Në vitin 1771 Volteri pretendoi se njeriu me maskë hekuri ishte vëllai binjak i mërguar i Louis XIV. Ky version u adoptua nga Alexandre Dumas në romanin e tij “Vikonti i Brazelonit: Dhjetë vjet më vonë”, pjesa e fundit e trilogjisë së tij epike “Tre muskëtierët”, e cila u botua në vitin 1844.

Historia e burrit me fytyrën e hekurt zgjoi shumë herët interesimin e njerëzve të kinemasë. Në vitin 1909 u prezantua për herë të parë në ekranin e madh dhe së fundmi në një prodhim të shtrenjtë të Hollywood-it, me Leonardo DiCaprio, Gérard Depardieu dhe Jeremy Irons (“Njeriu me maskën e hekurt”, 1998).

Populli ka nevojë për mite dhe legjenda, apo vërtet në këtë botë ka njerëz të mistershëm që shndërrohen në legjenda? Nuk e sjell aspak rastësisht këtë shkrim. Në të ardhmen do të shkruajmë sërish.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kinë - Taksi pa Shofer - Hyn Vetëm me Pasaportë Covid & Kod QR (video)

Next Story

Tronditëse: 552% Rritja e Vdekjeve në Moshat 0-14 Vjeç

Latest from Info