Ish Gjenerali Amerikan Lufton për Rusinë – Komandant i Një Batalioni të ‘Wagner’

/

Zbulimi i bombës G. Prigozhin na thotë se: “Ish gjenerali amerikan është komandant i një batalioni të Wagner”.

Komandanti është një ish Gjeneral i Trupave Detare të SHBA-së.

Kreu i Organizatës Mercenare Euse Wagner, Jevgeni Prigozhin, tha të premten se një ish gjeneral i Trupave Detare të SHBA-së është komandanti i organizatës, e cila është aktive, ndër të tjera, në Ukrainë.

I pyetur nga gazeta finlandeze Helsingin Sanomat, Prigozhin u përgjigj:

“Nuk ka shumë finlandezë në Wagner, janë rreth 20. Për arsye që dihen, nuk mund të zbuloj informacione rreth tyre.”

“Unë kam një opinion shumë të mirë për finlandezët në fushën e betejës. Ata po luftojnë në një batalion britanik (pjesë e Wagner) të komanduar nga një amerikan, një ish Gjeneral në Trupat e Marinës amerikane”, shtoi Prigozhin në përgjigjen e tij për gazetën finlandeze.

Shtatorin e kaluar ai zbuloi për herë të parë se themeloi Organizatën Wagner në vitin 2014, organizatë për të luftuar në Ukrainë dhe pranoi praninë e grupit mercenar rus në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën Latine.

Në fillim të nëntorit, Wagner hapi selinë e parë zyrtare në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shqetësim në SHBA: Qindra Dronë Kinezë Janë Parë mbi Uashington Muajt e Fundit

Next Story

Provokojnë Serbët edhe në Mondial

Latest from Info