Konflikti i armatosur mes forcave serbe dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bërthama të armatosura me AK-47 brenda Serbisë.
“Për sulm terrorist të ekstremistëve”, flasin serbët.
Incidente të rënda me shkëmbim zjarri kanë ndodhur mbrëmë në afërsi të kufirit serbo-hungarez. Një operacion i policisë serbe që nga mëngjesi është duke u zhvilluar pranë kufirit me Hungarinë si dhe në qytete të tjera të vendit.
Sipas informacioneve nga mediat serbe, forcat speciale të Policisë dhe Ushtrisë janë përfshirë në operacionet për çarmatimin e imigrantëve ilegalë islamikë.
Serbët po flasin për një sulm terrorist të ekstremistëve të cilët janë armatosur me kallashnikov nga shqiptarët e Kosovës.
Për këtë arsye u bë mobilizimi i menjëhershëm i Policisë dhe Ushtrisë, duke rrethuar qytetin dhe duke prerë çdo hyrje dhe dalje prej tij.
Gjatë hetimeve janë gjetur edhe simbolet e UÇK-së, siç tregohet në imazhin në fund të shkrimit.
Në fakt, operacionet e Policisë dhe Ushtrisë Serbe janë shtrirë në disa qytete të Serbisë.
Deri më tani, më shumë se 600 emigrantë janë arrestuar gjatë një operacioni të madh policor. Serbët pretendojnë se anëtarët e UÇK-së po krijonin bërthama emigrantësh për luftën guerile urbane brenda Serbisë.
Çfarë ndodhi ditën e enjte.
Të enjten në mbrëmje në afërsi të qytetit Horgos ka ndodhur një sulm i armatosur nga një grup emigrantësh.
Sipas banorëve të zonës, gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna, ndërsa përgjatë rrugës kryesore të Horgos, që të çon në kufirin me Hungarinë, ka pasur emigrantë të armatosur me kallashnikov.
Mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar emigrantë, ndërsa një i ri me plumb në gjoks është gjetur në një kamp informal.
Në internet janë postuar video të ndryshme nga qyteti i Horgos, ku shfaqen emigrantë të armatosur me kallashnikov që enden rrugëve teksa janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Aksioni po zhvillohet edhe në Beograd dhe policia po largon emigrantët nga rrugët dhe sheshet e Beogradit.
Pranë Fakultetit Ekonomik, shihen dy “fugona” të policisë, ndërsa në parkun përballë institucionit, i cili ka qenë një vend i shpeshtë i grumbullimit të emigrantëve që nga viti 2015, janë disa dhjetëra persona të rrethuar nga policia, raporton gazetarja e Tanjug.
“Ne do të tregojmë zero tolerancë ndaj kujtdo që ka abuzuar me mikpritjen tonë. Jetët dhe pronat e qytetarëve serbë do të mbrohen” tha Gashiq, i cili shkoi në terren për të ofruar mbështetje për anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët çdo ditë përballen me parregullsi të emigrantëve dhe grupeve kriminale të trafikantëve të qenieve njerëzore, por edhe në mbështetje të qytetarëve të Suboticës, Horgoshit dhe qyteteve përreth, për t’i siguruar ata se policia është gjithmonë aty për t’i mbrojtur.