Protestë Kundër Lockdown-it në Kinë (video)

/

Përplasje të ashpra në Kinë: “Ata vdiqën nga zjarri pasi nuk patën kohë të largoheshin nga shtëpitë për shkak të bllokimit”.

Trazirat sociale po përhapen në të gjithë vendin.

Trazirat sociale mbizotërojnë sërish në Kinë për shkak të demonstratave kundër kufizimeve për koronavirusin pasi bllokimet që kërkoheshin vazhdimisht nga “ekspertët e qeverisë” kanë krijuar kushte shpërthyese që mund të kenë përmasa të pakontrollueshme.

Vala e re e reagimit ndaj politikës së zero rasteve regjistrohet pas një zjarri që ra në një kompleks banimi, i cili rezultoi me humbjen e jetës së 10 personave.

Banorët në qytetin e Urumqit sulmojnë autoritetet, duke thyer barrikadat dhe duke brohoritur “fundi i epokës së bllokimit”.

Infeksionet janë aktualisht në nivele të larta në Kinë, por vdekjet janë shumë të pakta.

Atmosfera në Urumqi është elektrizuar, njerëzit akuzojnë autoritetet se për shkak të kufizimeve të rrepta banorët nuk kanë arritur të dalin nga banesat në momentin e rënies së zjarrit.

Masat speciale janë vendosur në qytet që nga gushti, me zemërimin e banorëve që u ndez pas zjarrit vdekjeprurës.

Megjithatë, Autoritetet premtuan se do të ndëshkonin ata që nuk ishin konsistentë gjatë detyrës.

Në pamjet e publikuara pak orë më parë, banorët me maska ​​janë mbledhur në rrugë gjatë natës.

Skenat e kaosit pritet të përsëriten për një kohë të gjatë në qytete të tjera kineze për shkak të zemërimit për izolimin disamujor.

Mendoj se një dorë e huaj padyshim po krijon revolta dhe trazira në Kinë, për të krijuar destabilitet. Në dukje këto lloj protestash duken të nevojshme dhe duhen bërë, sepse masat antinjerëzore të kufizimeve në Kinë, janë të papërballueshme më nga populli, por ka diçka përtej popullit. Por ditët dhe javët në vazhdim do të na vërtetojnë ose jo për këtë që dyshojmë, pasi është një fenomen social kopje e lëvizjeve të tjera të ndodhura nëpër botë nga “dora e fshehtë”. Është një protestë e prototipeve perëndimore dhe jo aziatike.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Skandal në Vatikan - Përgjonin Papa Françeskun

Next Story

Washington Post: "Gjermanët Nuk Duan Më të Japin Ndihmë & Mbështetje Ushtarake për Ukrainën!"

Latest from Info