Më 2 dhjetor 1823, Presidenti i SHBA James Monroe deklaroi në një fjalim se SHBA nuk do të lejonte që fuqitë europiane të ndërhynin në punët e hemisferës perëndimore.
Presidenti i SHBA James Monroe deklaroi në një fjalim në Kongres se SHBA nuk do të lejonte që fuqitë europiane të ndërhynin në punët e hemisferës perëndimore, veçanërisht në Amerikën Veriore dhe Jugore. Ai paralajmëroi gjithashtu europianët që të mos përpiqeshin të instalonin regjime monarkike në shtetet e reja të kontinentit amerikan, të cilët kishin fituar pavarësinë e tyre, kryesisht nga Spanja.
Kjo deklaratë e presidentit amerikan u bë e njohur në historinë diplomatike si “Doktrina Monroe” dhe që atëherë ka qenë një nga shtyllat e politikës së jashtme amerikane. Ishte paralajmërimi i parë i madh për komunitetin ndërkombëtar se SHBA nuk do të jetë një “bisht” për fuqitë europiane, por do të ushtrojë politikën e saj të jashtme autonome, që do t’i shërbejë interesave të saj kombëtare.
Që nga koha kur u formulua deri në ditët e sotme, Doktrina Monroe është përshtatur herë pas here për t’iu përshtatur interesave të SHBA-së. Në vitin 1840, SHBA përmes Presidentëve Tyler dhe Polk përdorën doktrinën për të justifikuar zgjerimin e tyre drejt perëndimit dhe jugut.
Në epokën moderne dhe gjatë Luftës së Ftohtë, Doktrina Monroe u përdor si një mjet diplomatik për të parandaluar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik në Amerikë. Ajo u ndez nga revolucioni kuban i vitit 1959 që solli në pushtet Fidel Kastron, një regjim komunist i mbështetur nga Moska, në barkun e butë të SHBA-së.