Remdesivir: Medikament më Efektiv në Terapinë e Pacientëve me Covid-19

/

Në Maj 2020 kemi shkruar pikërisht për këtë medikament, të cilin e anashkaloi Fauci dhe vartësit e tij, edhe pse Trump dhe Administrata e tij këmbëngulnin për të.

Remdesivir është edhe më efektiv në përpjekjen për të kufizuar ndikimin e COVID-19.

OBSH ka vendosur të zgjerojë rekomandimin për Remdesivir tek pacientët me sëmundje të rëndë COVID-19.

Të dhënat e reja mbi ilaçin e gjejnë Remdesivirin efektiv në përpjekjen për të kufizuar efektet e Covid-19 edhe për rastet më të rënda.

Që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit, komuniteti shkencor ka kërkuar trajtime për të frenuar efektet e virusit. Remdesivir deri më tani është dëshmuar se është ilaçi antiviral që ka qenë një aleat kyç kundër infeksioneve, fillimisht për rastet e lehta, por studimet e fundit kanë treguar se ilaçi mund të funksionojë efektivisht në rastet më të vështira si dhe tek fëmijët.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur të shtrijë rekomandimin për Remdesivir tek pacientët me sëmundje të rëndë COVID-19. Në mënyrë të veçantë, ilaçi në fjalë është i vetmi trajtim antiviral i rekomanduar nga OBSH për pacientët me COVID-19.

Cilat janë të dhënat që mbështesin rekomandimin e ri?

Rekomandimi i kushtëzuar i OBSH-së për administrimin e Remdesivir për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rëndë COVID-19 bazohet kryesisht në rezultatet përfundimtare të studimit SOLIDARITY të sponsorizuar nga OBSH.

Organizata u mbështet gjithashtu në rishikimin e autorizimit të marketingut të Remdesivisri nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nga 10 gushti 2022, i cili tani është përmirësuar nga niveli i “autorizimit të marketingut të kushtëzuar”, në nivelin e “miratimit të plotë (marketing me autorizim të plotë)“.

Ky zhvillim bazohet në përmbushjen e detyrimit të fundit specifik për barin, i cili përfshinte:

a. rishikimi i të dhënave virologjike. Këto përfshijnë të dhëna in vitro (studim laboratorik) që tregojnë se ilaçi ruan aktivitetin e tij kundër varianteve shqetësuese, duke përfshirë Alfa, Beta, Gamma, Delta dhe Omicron (BA. 1 dhe BA.2).

b. vlerësimi i rrezikut-përfitimit të Remdesivir, i cili mori parasysh të dhënat e efikasitetit dhe sigurisë të mbledhura që nga dhënia fillestare e autorizimit të tregtimit të kushtëzuar.

Ky medikament është trajtim i përshtatshëm edhe për fëmijët me COVID-19.

Përveç OBSH-së, Remdesivir rekomandohet si një trajtim për pacientët e duhur, si nga Algoritmi Grek i Trajtimit për pacientët e shtruar dhe jo të shtruar në spital, ashtu edhe nga udhëzimet ndërkombëtare, duke përfshirë udhëzimet e shumë sistemeve shëndetësore dhe organizmave ndërkombëtarë, të cilët mbështesin ilaçin si terapi standarde antivirale e zgjedhur brenda spitalit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Çfarë Thonë Amerikanët për Ukrainën & Ushtrinë Ruse? A do të Arrijë në Kiev?

Next Story

Britmë Dëshpërimi nga Ministria e Jashtme e Ukrainës: "Na dërgoni armë!"

Latest from Info