Zelenski është në dëshpërim pas deklaratave dhe mendimeve të Kissinger.
Kievi hodhi poshtë komentet e bëra nga ish Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, i cili tha se koha ishte afër për një paqe të negociuar në Ukrainë, për të reduktuar rrezikun e një lufte tjetër shkatërruese botërore, dhe se ëndrrat për të shpërbërë Rusinë mund të çonin në kaos bërthamor.
“Kissinger ende nuk ka kuptuar asgjë… as natyrën e kësaj lufte, as ndikimin e saj në rendin botëror”, tha për Telegram Mikhailo Podoljak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
“Receta që kërkon ish Ministri i Jashtëm, por ka frikë ta thotë me zë të lartë, është e thjeshtë: qetësoni agresorin duke sakrifikuar pjesë të Ukrainës me garanci për mossulmim ndaj shteteve të tjera të Europës Lindore”, theksoi Podoljak.
“Të gjithë përkrahësit e zgjidhjeve të thjeshta duhet të mbajnë mend të dukshmen: çdo marrëveshje me djallin, një paqe e keqe në kurriz të territorit ukrainas, do të jetë një fitore për Putinin dhe një recetë suksesi për liderët autoritarë në mbarë botën.”
“Ka ardhur koha për të ndërtuar mbi ndryshimet strategjike të arritura tashmë dhe për t’i përfshirë ato në një kornizë të re për arritjen e paqes së negociuar” shkroi Kissinger në revistën The Spectator, në një artikull të titulluar “Si të shmangni një luftë tjetër botërore”.