Përplasja Tronditëse Mes Një Treni & Një Kamioni Shkakton Kaos (video)

/

Një kamion çimentoje është ngecur në një vendkalimin e trenit dhe ajo që vijon është vërtet tronditëse.

Kalimet e shinave të linjave hekurudhore janë shpesh nga vendet më të rrezikshme për aksidente, zakonisht me pasoja shumë të pakëndshme.

Një aksident i tillë ka ndodhur në një qytet në Tenesi të SHBA-së, ku një kamion që transportonte çimento ka dalë në shina për një arsye të panjohur.

Treni që po afrohej nuk mundi të shmangte përplasjen, e cila ishte shumë e rëndë, duke e shkatërruar plotësisht kamionin.

Më pas shohim sesi zhvillohet situata në këto raste, pasi vagonët filluan të dilnin nga shinat dhe të bien në rrugën automobilistike.

Fatmirësisht nga përplasja nuk pati viktima njerëzore, por vetëm lëndime të lehta.

Ka pasur vetëm një ndotje të vogël nga nafta dhe vajrat që kanë pasur disa vagona, ndërkohë që shqetësimi në zonë do të zgjasë disa ditë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Paris: Organizata Kurde Fajëson Turqinë për Sulmin

Next Story

Krishtlindje të Bekuar 2022

Latest from Info