Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar na vërtetoi për situatën e keqe në qendrat e armatimeve të shumë vendeve të NATO-s, fakt që ndikon direkt aftësinë luftarake të Ushtrisë së Ukrainës. Pasoi dhe një ndërhyrje e dytë nga Gjermania dhe një e tretë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërhyrjet e Britanisë dhe Gjermanisë dhe më pas ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s tregojnë se sulmi i gjithanshëm që përgatisin ukrainasit do të jetë dhe sulmi i fundit ndoshta dhe shansi i fundit i Kievit. Të njëjtën klimë transmetojnë edhe shumë Media amerikane.
Kundërsulmi, mesa duket dhe përllogaritet, do të dështojë, ndaj dhe po përgatisin Kievin për të planifikuar hyrjen në negociata dhe në rastin më të mirë të pranojë ndarje të territorit, domethënë copëzim të vendit.
Këtë thonë dhe publikojnë analistë amerikanë dhe ndërkombëtarë, të cilët komentojnë lajmet që rrjedhin nga Washington Post dhe të cilave po iu referohen edhe Media të tjera ndërkombëtare.
Në mënyrë më analitike, Ministri britanik i Mbrojtjes theksoi se: “Pushtimi i Ukrainës kapi (si për çudi) shumicën e anëtarëve të NATO-s, si dhe rezervat e armatimeve prej dekadash janë konsumuar. Ukraina përdor shumë armatime për vetmbrojtje, teksa mënyra e luftimit ruas, apo sovjetik, parashikon përdorimin e shumë armatimeve për nga sasia”.
Gjithashtu Ministri britanik i Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar trajnon ushtarë dhe ushtarakë ukrainas për të luftuar me “mënyrën perëndimore”, që ka në thelb taktikën e përdorimit të sa më pak armëve, në kundërshtim me mënyrën sovjete të betejës, gjë që nuk rezulton të aplikohet nga ushtria ukrainase, e cila konsumon armatime të shumta.
Vendimi për Leopard erdhi i vonuar.
Vendimi për furnizimin e Ukrainës me armatimet e prodhimit gjerman Leopard erdhi disi i vonuar, deklaroi zv.Kancelari gjerman.
“Të gjithë presin një sulm të rrezikshëm rus. Rusia ka filluar të përforcojë sulmet e saj përgjatë javëve të fundit. Koha ushtron trysni të madhe mbi ne” – deklaroi në një intervistë një prej politikanëve të Partisë së Gjelbër gjermane.
Ndërkohë që zv.Kancelari gjerman shënoi se dërgimi i aeroplanëve luftarakë në Ukrainë “nuk është në diskutim për momentin”.
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi se lufta mund të zgjasë edhe për vite. “Presidenti Putin dëshiron një Europë ndryshe, një Europë ku ai do të kontrollojë fqinjët e tij dhe do të drejtojë vendimmarrjet e këtyre vendeve... Nëse Presidenti Putin fiton mbi Ukrainën, kjo do të jetë një tragjedi për ukrainasit. Por, do të jetë një rrezik për të gjithë ne, pasi ai dhe të tjerë udhëheqës autokratë do të binden se, teksa përdor fuqinë ushtarake, mund t’ia arrish qëllimeve / objektivave”.