“Qethja” e Borxhit Gjerman

/

Më 27 shkurt 1953, kreditorët e Gjermanisë me iniciativën e SHBA-së u mblodhën në Londër për të shlyer borxhin e Gjermanisë, konkretisht atë të Gjermanisë Perëndimore. Borxhi gjerman (para dhe pas luftës) arriti në 32 miliardë marka, pa përfshirë dëmshpërblimet e luftës. Kreditorët përfshinin vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Jugosllavia, Afrika e Jugut dhe Greqia. Rusia dhe vendet e Europës Lindore nuk morën pjesë në negociata.

Negociatat zgjatën rreth gjashtë muaj dhe më 8 gusht 1953 u nënshkrua Marrëveshja e Londrës për Borxhet e Jashtme Gjermane, e cila parashikonte një “qethje” 60% dhe shlyerje me marka mbi 30 vjet. Një kusht i rëndësishëm i marrëveshjes ishte që shlyerja do të bëhej përsa kohë që Gjermania Perëndimore kishte një suficit tregtar dhe shërbimi i borxhit nuk do të kalonte 3% të fitimeve të saj nga eksporti.

“Qethja” e borxhit gjerman, së bashku me Planin Marshall, ishin të rëndësishme në “ngritjen” ekonomike të Gjermanisë Perëndimore të shkatërruar nga lufta dhe e ndihmuan atë të integrohej pa probleme në institucionet ndërkombëtare. Për shkak të rritjes së saj ekonomike, shlyerja e borxhit ishte një detyrë e lehtë për Gjermaninë Perëndimore.

“Qethja” e borxhit gjerman në vitin 1953 u përdor si shembull nga organizatat joqeveritare (ATTAC etj.) për të kërkuar fshirjen e borxhit të vendeve mbidebitore të Botës së Tretë.

Shqipëria nuk e ka firmosur këtë marrëveshje, për rrjedhojë çfarë ka ndodhur me borxhin gjerman kundrejt Shqipërisë, që buron nga Lufta e Dytë Botërore?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Viktor Hygo dhe Letrari i Ngathët

Next Story

Melina Merkuri

Latest from Info