Koha “e kursyer” është një masë e zbatuar për herë të parë në shekullin e 20-të për të përdorur sa më mirë dhe sa më shumë rrezet e diellit gjatë muajve të verës…
Ora e shfrytëzimit të ditës (Day Time Saving ose Summer Time në anglisht) është një masë e zbatuar për herë të parë në shekullin e 20-të për të shfrytëzuar më mirë rrezet e diellit gjatë muajve të verës dhe kursimet pasuese të energjisë. Pas krizës së naftës në fillim të viteve ’70, ndryshimi i orës u bë global dhe u aplikua edhe në vendin Shqipëri. Masa konsiston në vendosjen e orës një orë përpara, zakonisht midis të dielës së fundit të marsit dhe të dielës së fundit të tetorit.
Kjo praktikë u propozua për herë të parë nga i gjithanshmi Benjamin Franklin (1705-1790), një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 1784, kur po shërbente si ambasador në Paris, ai pa parisienët që zgjoheshin herët për të kursyer qirinj dhe për të përdorur më mirë dritën e ditës. I pëlqeu ideja dhe ua propozoi bashkatdhetarëve me një letër. Në fund të fundit, sugjerimi erdhi në përputhje me doktrinën “Herët në shtrat dhe herët për t’u zgjuar, të bën të shëndetshëm, të pasur dhe të mençur”.
Vendosja e kohës së kursimit të ditës vjen kryesisht si shkak i përpjekjeve të endomologut të Zelandës së Re George Vernon Hudson (1867-1946) dhe sipërmarrësit anglez të ndërtimit William Willett (1856-1915). Në vitin 1908 propozimi i Willett u refuzua nga Dhoma e Komunave, por në vitin 1916, në mes të Luftës së Parë Botërore, u miratua nga Gjermania dhe Austro-Hungaria aleate në Luftë, për të kursyer karburant.
Megjithatë, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore. E njëjta gjë është edhe për vendet kandidate.