Konfirmim nga një prej Media-ve kombëtare greke se “Partia Nacionale Helenët” ka dorëzuar kandidimin për zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023!
Kryetar i partisë do të jetë gjeneral-brigade Dimitrios Hatziliadis. Ndërsa figura kryesore e themelimit dhe përfaqësimit të kësaj partie, i burgosuri, ish deputeti i “Agimit të Artë” Ilias Kasidiaris ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme me Partinë Nacionale Helenët, siç raportohet nga Media greke.
Sipas njoftimit të ish deputetit të burgosur, kryetar i partisë do të jetë gjeneral-brigade Dimitrios Hatziliadis.
Njëkohësisht, Kasidiaris sqaroi para gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë se ai/ajo që nuk do të lejojë Partinë Nacionale Helenët të zbresë në zgjedhje, “do të kryejë veprën e tradhtisë ekstreme, vepër penale e dënueshme me burgim të përjetshëm”.
Njoftimi i Ilias Kasidiaris:
“Në zgjedhjet e 21 majit do të jem kandidat në Athinë në Zonën Elektorale A me “Partinë Nacionale Helenët”, të kryesuar nga profesori i Shkollës Ushtarake ‘Evelpidon’, gjeneral-brigade Dimitrios Hatziliadis.
Më shumë se gjysmë milioni grekë mbështesin aktualisht partinë tonë.
Kemi detyrim ndaj tyre që të bëjmë deri në fund betejën tonë të madhe politike dhe juridike.
Çdo agjent i betuar qeveritar apo gjyqësor, që tenton të privojë ilegalisht gjysmë milioni grekë nga të drejtat e tyre politike dhe që tenton të shfuqizojë zgjedhjet e lira, do të kryejë krimin e tradhtisë së lartë, vepër penale e dënueshme me burgim të përjetshëm”.
Prej mujash tashmë Qeveria Mitsotakis është përpjekur mes ligjesh dhe “dritaresh” ligjore që të pengojë kandidimin e kësaj partie të ekstremit të djathtë në Zgjedhjet Parlamentare të 21 majit 2023. Mesa duket nuk ia ka arritur qëllimit. Megjithatë janë orët e fundit deri në zbardhjen përfundimtare të vendimit. Pavarësisht ndërhyrjeve qeveritare, duket se drejtësia greke nuk po ndikohet nga ndikimet e njëpasnjëshme të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, për të penguar “PNH” për të kandiduar në zgjedhjet e majit 2023.
Sondazhet e derimëtanishme tregojnë se kjo parti ka për të marrë një përqindje të lartë votash që do të cënojë dhe do të rrezikojë realisht krijimin e qeverisë në Greqi. Disa prej sondazheve tregojnë se kjo parti mund të marrë edhe mbi 10% të votave të grekëve.
Duhet theksuar gjithashtu, se kjo parti nacionaliste po merr votues nga të gjitha formacionet politike, atë pjesë të elektoratit të lodhur nga politikat globaliste të së djathtës së qendrës dhe të së majtës, nga masat shtërnguese ekonomike, nga rritja e pasigurisë dhe nga paaftësia e rendit publik për të kontrolluar refugjatët e panumërt që jetojnë tashmë në Greqi, pas dyndjeve të vitit 2016 dhe për shkaqe të tjera objektive të së përditshmes.
Psalm i shkurtër “Haleluja”!
I have to thank you for the efforts youve put in writing this blog. Im hoping to check out the same high-grade blog posts by you later on as well. In fact, your creative writing abilities has encouraged me to get my own website now 😉