Arkitekti që Urrente Linjat e Drejta & Stilin Tradicional

/

Shtëpitë madhështore të Friedensreich Hundertwasser, i cili urrente linjat e drejta dhe stilin tradicional janë të njohura botërisht. Ai mbolli pemë brenda shtëpive dhe krijoi çati kopshte.

Gjen i një familjeje hebree dhe anëtar i rinisë hitleriane, armiku i përjetshëm i linjave të drejta dhe adhurues i koloreve. Hunderwasser arriti të shquhet si një prej artistëve më të shquar të shekullit të kaluar, me vepra që provokojnë, që surprizojnë, që të ndjellin adhurim dhe habi njëkohësisht.

Fillimisht u bë i njohur nga tablotë, pikturat e tij dhe më pas mes shtëpive që dizenjonte, mes të cilave e bë i njohur në gjithë bota.

Vdiq në vitin 2000, në moshën 70 vjeç dhe deri në fund të jetës së tij mbeti stoik në prototipinë e tij dhe një antikonformist “i pandreqshëm”.

“Banesa Hundertwasser” u ndërtua në periudhën 1983-1986, një godinë banesë kolektive me hapësira të përbashkëta banimi dhe 52 apartamente që jepen me qera.

Çatitë mbulohen nga kopshte të gjelbëruara me shkurre dhe bimësi, si dhe 250 pemë, që janë mbjellë në brendësi të dhomave të apartamenteve dhe që degët e pemëve dalin nga dritaret e godinës.

Artisti austriak nuk pranoi të paguhej për godinën që ndërtoi, duke deklaruar se ja vlejti puna dhe mundimi, sepse në atë zonë nuk mund të kishte më godina të tjera shabllone, deri dhe të shëmtuara.

Vepra e tij konsiderohet simbol i kundërshtisë përballë rrymës së modernizmit dhe mbetet një kampion i veçantë i arkitekturës postmoderne. Forma sesi e pranoi dhe e përqafoi veprën e tij publiku austriak dhe shfrytëzimi i godinave të tij si objekte të vizitueshme me fokus zhvillimin e turizmit, nxitën që godina të tilla të ndërtoheshin edhe në qytete të tjera të Austrisë, siç janë edhe “Kështjellat e Gjelbra të Magdeburgut”.

Arkitekti antikonformist ka shkruar edhe një manifest të tij, me titull: “E drejta e dritares tënde – Detyrimi yt për pemën”, dy koncepte bazë në verpën e tij arkitekturore.

Artisti austriak u distancua nga i ashtuquajturi “gjeometrizëm” dhe nga normat shabllone të arkitekturës tradicionale.

Në godinat e tij mbizotëron shumëngjyrëshja dhe harmonia me elementët fizikë të mjedisit. Është shmangur nga katet e sheshta dhe linjat e drejta kuadrate, duke involvuar në arkitekturën e tij “të panjëtrajtshmen e bukurisë”. Në veprën e tij padyshim që është i shqyeshëm ndikimi i katalanasit Gaudi, godinat e të cilit në Spanjë janë monumente të trashëgimisë botërore.

Godinat e tij i drejtohen natyrës, fizikes. Besonte se mizerabiliteti i humanit buron kryesisht nga tendencat dhe format “ortologjike, shterpe dhe monotone të arkitekturës”, ndaj dhe luftoi për përmbysjen e këtyre tipeve të imponuara dhunshëm në arkitekturë dhe urbanistikë.

Lindi në vitin 1928 në Vienë në një familje hebree, e cila për të shmangur përndjekjen e nazistëve deklarohej si familje e krishterë. Edhe vetë arkitekti ishte pagëzuar si katolik dhe në vitin 1935 u regjistrua në Rininë Hitleriane.

Që në moshë rë vogël kishte interes për pikturën dhe një fiksim me ngjyrat. Në vitin 1948 shkoi për 3 muaj në Universitetin e Arteve të Bukura në Vienë. Por shumë shpejt u mërzit dhe i braktisi studimet për shkak të formës konservatore të edukimit, mësimdhënies. Instikti i artistit e çonte gjetiu mesa duket.

Filloi të udhëtonte nëpër botë dhe në fillimet e viteve ’50 filloi të merret me arkitekturën, duke krijuar vepra antikonformiste dhe përtej normave shabllone dhe formateve strikte.

Shumë galeri në Francë prezantonin veprat e artistit austriak, fakt që tregon se artisti në fjalë kishte filluar të vlerësohej në qarqet e artistëve në Europë.

Punët e tij janë përdorur edhe për dizenjim flamujsh, pullash, monedhash, afishash, shkollash dhe kishash.

Flamuri më i njohur i tij është “Koru Flag”. Ka dizenjuar gjithashtu pullat për Lëvizjen e Gjerbër, për Kubën, Austrinë, Senegalin, Luksemburgun, si dhe pullat e njohura të Drejtorisë së Postave pranë OKB-së në Gjenevë, për 35-vjetorin e Kartës Botërore së të Drejtave të Njeriut.

Koru Flag

Hundertwasser konsideronte gjatë gjithë jetës së tij Zelandën e Re si shtëpinë e tij zyrtare dhe kudo që shkonte nëpër botë, ora e tij ishte e kurdisur gjithmonë me orën e Zelandë së Re.

Ndërroi jetë më 19 shkurt 2000 dhe frymën e fundit e la në det, duke udhëtuar drejt vendit të tij të dashur ku dhe u varros. Antikonformist në gjithçka të tijën, deri në momentin e fundit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dhiata e Re - Letra II e Pjetrit (2:9-22)

Next Story

Epoka Kur Posta Dërgonte edhe Fëmijë - Prindërit iu Ngjisnin Pullë Fëmijëve të Tyre

Latest from Info