Kur Një Kritik Arti Gjykonte Tablotë e Hitlerit, pa Ditur që Ishin të Tijat!

Mjaft udhëheqës politikë në të shkuarën janë marrë me pikturën. Siç të gjithë e dimë, të njëjtën gjë bënte edhe diktatori nazist Adolf Hitler, veçse në fillim nuk e shikonte pikturën si ‘hobby’, por si një profesionin që do të mund ta ushtronte gjatë jetës së tij.

U përpoq gjithashtu të pranohej në Akademinë e Arteve të Vjenës, por nuk ja arriti. Tejet i çoroditur, inati nga mosaprovimi për pranim e bëri edhe më të rrezikshëm. Nuk e imagjinoni dot se ç’inat e kapi.

Gjithkush mund të kuptojë shumë gjëra nga verpa artistike e dikujt, që lidhen me anët e tij psiqike. Afro 60 vite pas vdekjes së Hitlerit, në vitin 1945, një kritiku arti i treguan veprat e Hitlerit, pikturat e tij, pa i treguar se të kujt ishin dhe kritika e tij ishte shumë e saktë dhe shumë pranë së vërtetës.

Hitleri që i vogël donte të bëhej piktor. Babai i tij nuk donte as të dëgjonte për një gjë të tillë, ndaj dhe e çoi në shkollën teknike. Babai i tij vdiq pas pak vitesh, megjithatë ai u diplomua nga ajo shkollë, rregullisht, në vitin 1905.

Por sërish Hitleri donte të bëhej piktor. U transferua në Vjenë dhe filloi të shoqërohej me artistë, ndiqte punën e tyre dhe teknikat e tyre të artit dhe për gjashtë vitet në vijim do të bënte, as më shumë dhe as më pak, afro 1 mijë piktura!

Besonte se ishte gati për të kaluar në Akademinë e njohur të Arteve të Vjenës. Pikturat e tij ishin mjaft të mira, për të kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, por nuk mundi të kalojë fazën e dytë. Përgjegjësit e Akademisë e refuzuan dy herë, duke i sugjeruar që të ndiqte studimet për arkitekturë.

Pse? Pikë së pari sepse zakonisht pikturonte godina dhe më rrallë tregonte interes për njerëzit. Gjithashtu, një ktitik arti në vitin 1936, do të shkruante: “Nuk kanë ritëm, ngjyrë, ndjenjë dhe fantazi pikturat e Hitlerit. Janë skica arkitekture, një skicë e mundimshme dhe ekzakte. Nuk ka më dyshim për faktin pse profesorët e Vjenës i sugjeruan të ndiqte degën e arkitekturës dhe ta braktiste artin”. Fatkeqësisht, ai u bë “arkitekt” i një prej momenteve më të këqija të historisë së njerëzimit.

Vazhdimin e dimë të gjithë. U ngjit dhe u bë korife i skenës politike gjermane, u bë kryetar i partisë naziste, diktator, shkaktoi Luftën e II Botërore dhe holokaustin e hebrenjve. Shkaktoi vdekjen e 85 milionë njerëzve. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk e braktisi pikturën. Thjesht, më pas e bënte vetëm për veten.

Kur u bë diktator, dha urdhër të mblidheshin të gjitha pikturat e tij, kudo gjendeshin. Më pas më të shumtat i shkatërroi ai vetë, personalisht. Kurse pas humbjes së gjemanëve, mjaft piktura u konfiskuan nga ushtria amerikane dhe aleatët.

Në vitin 2002, shkrimtari Frederic Spotts ja tregoi pikturat një kritiku të njohur të artit, të cilit nuk ia thanë emrin e piktorit. Nuk i thanë kush i kishte pikturuar, duke i kërkuar për të qenë sa më i sinqertë në kritikën e tij. Sipas atyre që deklaronte më pas Spotts, në librin e tij “Hitler and the Power of Aesthetics”, fillimisht tha se pikturat ishin “mjaft të mira” dhe vazhdoi më pas me kujdes të gjykonte mbi mënyrën sesi shfaqeshin njerëzit në to. Më pas, kritiku tha se piktori shfaqte “indiferentizëm për racën njerëzore”. Siç përmend Spotts, kritiku vazhdoi duke thënë se piktori kishte një talent të vogël, por i mungonte arti dhe dështonte në shfaqjen e ndjenjave. Duket pra se Hitleri shfaqte sociopatinë e tij mes pikturave, që në moshë të re, shumë vite më parë se ai njeri që do të bëhej më pas.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vila e Gjyqtares së Korruptuar Eglantina Mikani, karshillëk Sistemit të Drejtësisë.

Next Story

"Lutem për Mirëkuptimin Tuaj - Lejohet Hyrja Vetëm e Personave të Pavaksinuar"!

Latest from Info