Vendimi Tronditës i BE-së që Çon në “Plehra” 70% të Frigoriferëve & Kondicionerëve!

/

Kush do të paguajë 30 miliardë euro?

Pajisjet elektrike që përdorin klorofluorokarbure (HFC) do të hiqen gradualisht nga qarkullimi.

Në një vendim “të egër”, që do të çojë në zëvendësimin e 70% të pajisjeve elektrike që përdorin klorofluorkarbone (HFC), domethënë frigoriferë dhe kondicionerë, shkon Komisioni Europian, që vazhdon politikat për shpëtimin e ozonit, i cili natyrishëm nuk ka nevojë për një përpjekje të veçantë për t’u shpëtuar nga KE, pasi është restauruar pothuajse plotësisht!

Sipas tekstit të nënshkruar, konsumi i klorofluorokarbureve (HFC) do të hiqet plotësisht, deri në vitin 2030, vendim që përfshin pajisje elektroshtëpiake si: frigoriferë, makineri ftohëse etj.

Institutions and governments can slow climate change by regulating and  reducing halocarbon refrigerant use - MIT Science Policy Review

Ky është një vendim që nuk ka logjikë dhe bëhet vetëm për kompanitë që prodhojnë frigoriferë dhe pajisje klimaterike për përdorim shtëpiak, të cilat do të përfitojnë mbi 30 miliardë euro nga zëvendësimi i të gjitha pajisjeve në Europë!

Sa i përket “vrimës së ozonit”, “përrallës” më të madhe që ka ushqyer dhe pasuruar breza të tërë “ambientalistësh” në 30 vitet e fundit, gjërat janë shumë më të thjeshta dhe thuajse të qarta: Vrima e ozonit po restaurohet, edhe pa ndërhyrjen e njeriut! Në vitin 2019, përrallat (ose pjesërisht përrallat) filluan të mbaronin. Në vitin 2018 vrima ishte sa territori i SHBA-ve, duke mbuluar një sipërfaqe të madhe afro 7.7 milionë kilometra katrorë.

Kurse në vitin 2019, ajo u tkurr në 1.9 milje katrorë, duke i lënë shkencëtarët pa fjalë teksa përpiqeshin të kuptonin sesi ndodhi kjo.

Prandaj, vëzhgimet e shtresës së ozonit mbi Antarktidë tregojnë se e ashtuquajtura “vrimë” nuk është rritur që prej vitit 2019. Në fakt, Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut (CAMS) raporton se aktualisht është nën gjysmën e shtrirjes së tij të zakonshme dhe është larg nga Poli i Jugut.

A duhet të ketë masa atëherë për të reduktuar klorofluorokarburet (HFCs)?

Fakti që vrima e ozonit u shfaq për herë të parë në Antarktidë, ku problemi është më intensiv edhe sot e kësaj dite, i ka habitur shkencëtarët prej vitesh.

Fillimisht, në fakt, shkalla në të cilën klorofluorokarbonet shkaktuan fenomenin ishte e diskutueshme, por tani nuk ka më emetime klorofluorokarbone në Antarktidë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se temperaturat shumë të ulëta dhe elementë të tjerë gjeomorfologjikë janë shkaktarët e përkeqësimit të fenomenit në Antarktidë!

Pse? Askush nuk mund të përgjigjet.

Shkencëtarët thonë se, ndërkohë që shkatërrimi i ozonit këtë vit filloi më herët se normalja, ai u ndërpre nga një ngjarje e panjohur që ngriti temperaturat në stratosferë me 20-30 gradë. Kjo destabilizoi procesin e varfërimit të ozonit. Aktualisht, shkencëtarët nuk e dinë se çfarë është kjo ngjarje e papritur.

Natyra vetërregullohet, vetëpërshtatet në parametrat e saj, por disa kapen pas saj dhe pasurohen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lunatikët e SHBA-së!

Next Story

Në Kufijtë e Përplasjes Uashington - Teksas - Joe Biden Kërcënon Amerikën & Amerikanët: "Nuk Tërhiqem! Ose Një Marrëveshje për Financimin e Ukrainës Ose Kufirin Hapur!"

Latest from Info