Deputeti rus Dmitry Belik, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit rus dhe partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” e Presidentit Putin, me të cilin e lidh miqësia gjithashtu, konfirmoi informacionin për bombardimin e fabrikës turke të dronëve “Bayrak”, në Kiev.
“Fabrika e dronëve të kompanisë turke të mbrojtjes do të bëhet objektiv legjitim i Forcave Ajrore Ruse”, tha deputeti rus në një intervistë për faqen ruse lenta.ru.
Dmitriy Belik është një deputet i Sevastopolit, domethënë i Krimesë, i cili u përfshi në Federatën Ruse me referendumin e vitit 2014.
Belik justifikoi paralajmërimin e tij rus me fjalët: “Rexhep Tajip Erdogan po vepron në mënyrë pragmatiste dhe po mbron interesat e vendit të tij, duke shitur drone “Bayraktar”, por edhe duke gjeneruar të ardhura nga furnizimet me gaz rus në Europë përmes Turkish Stream.
Megjithatë, ne kemi synimet tona. Dua të theksoj edhe një herë se nëse ky objekt do të prodhojë pajisje ushtarake, atëherë do ta shohim si një objektiv legjitim.
Rusia nuk mund të ndalojë Turqinë për këtë çështje, por ajo ka të drejtë të hakmerret.”
Belik pohoi gjithashtu se: “Edhe nëse forcat ruse godasin fabrikën e dronëve ‘Bayraktar’, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet turko-ruse, pasi Ankaraja sigurisht e kupton që ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare!”
I ka premtuar vallë Turqia, Amerikës prodhimin e dronëve luftarakë për të furnizuar ushtrinë ukrainase? Po!
Erdhi koha që Turqia, pasi nëshkroi anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe pasi mori nga SHBA aeroplanë luftarakë, nuk mund të luajë më “me dy porta”.