Nettie Stevens

/

Biologe dhe gjenetisti amerikane, e cila zbuloi se seksi i një personi përcaktohet nga kromozomi racor. Një nga femrat shkencëtare më të njohura në botë.

Nettie Stevens lindi më 7 korrik 1861 në qytetin e Cavendish, Vermont, SHBA. Pas diplomimit në Kolegjin Westfield në Massachusetts, ajo dha mësim në shkollën e mesme lëndët: matematikë, zoologji, latinisht dhe anglisht, ndërsa punonte edhe si bibliotekare. Dashuria për zoologjinë e shtyu të përsoste studimet në Universitetin e Stanfordit, ku mori një diplomë Bachelor (1899) dhe një diplomë Master (1900).

Vazhdoi studimet për citologji në Kolegjin Bryn Mar në Pensilvani, ku filloi punën edhe si studiuese në Morfologjinë Eksperimentale. Më pas ajo punoi në Europë dhe SHBA si studiuese në citologji, veçanërisht në analizën e qelizave embrionale dhe histologjinë e rigjenerimit, në Planaria dhe Hydrozoa, ndërsa hetonte përcaktimin e seksit në brumbujt, mizat, bimët dhe afidet.

Njihet më së shumti për kontributin e saj në teorinë gjinore.

Në vitin 1906 Stevens dhe shoku i saj zoolog dhe gjenetisti Edmund Beecher Wilson (1856-1939) zbuluan, pavarësisht nga njëri-tjetri, se seksi përcaktohet nga kromozomet X dhe Y. Ishte një zbulim me rëndësi të madhe për gjenetikën, sepse vendosi marrëdhënien ndërmjet citologjisë dhe trashëgimisë.

Nettie Stevens vdiq më 4 maj 1912, në moshën 50-vjeçare, nga kanceri i gjirit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndihmojmë Kandidatët - Si të Mësoni Përmendësh Shpejt?

Next Story

Jane Jacobs

Latest from Info