Një Britanik “Përmbledh” Rishi Sunak “Live” në TV: “Po Kalbemi nga Vaksinat për Covid-19 & Na Keni Mbyllur Gojën!”

/

Sunak i përgjigjet britanikut: “Kemi dhënë dëmshpërblim për të lënduarit nga vaksinat.”

Kryeministri britanik Rishi Sunak papritur u përball me një të ri të lënduar nga vaksinat për COVID-19, me të cilin u detyrua të bisedonte ‘live’ në GB News dhe i riu nuk ngurroi t’i tregonte të vërtetën duke e sjellë në një pozitë shumë të vështirë.

“Na kanë mbyllur gojën kudo. Po na lini të kalbejmë nga vaksinat për Covid-19”, i tha ai dhe Kryeministri iu përgjigj se ka një “program kompensimi për të lënduarit nga vaksinat”.

A ka vërtet diçka të ngjashme në gjetiu? Në fakt, kryeministri britanik pranoi se ka njerëz që kanë pasur probleme të rënda shëndetësore nga këto vaksina.

Vijon dialogu:

John Watts: “Përshëndetje Rishi Sunak. Kam shumë për të thënë, por kam shumë pak kohë. Emri im është John Watts dhe jam një nga ata të lënduar nga vaksinat për COVID, në këtë vend.

Dua që të më shikoni në sy Rishi Sunak dhe dua që ju të shihni dhimbjen, traumën dhe trishtimin në sytë e mi.

Kemi mbetur fare pa asnjë ndihmë. Nuk jam vetëm unë që jam lënduar, këtu është një burrë tjetër të cilit i është shkatërruar jeta nga vaksina.

Njoh njerëz që kanë humbur gjymtyrët. Njoh njerëz me sëmundje të zemrës si dhe unë. Ndaj m’u desh të krijoja një grup mbështetës në Skoci për t’u kujdesur për njerëzit e prekur nga kjo vaksinë.

Pse përgjegjësit që na thanë të bëjmë gjënë e duhur na lanë të kalbemi të gjithëve në këtë vend?

Rishi Sunak, më shiko në sy! Kur do të filloni të bëni gjënë e duhur? Plani i pagesës së dëmit të vaksinës nuk është i përshtatshëm.

Në Skoci për momentin, nën sistemin e kartonit të verdhë, ka mbi 30.000 njerëz që kanë pasur reagim negativ ndaj kësaj vaksine”.

Kryeministri Rishi Sunak: “John, faleminderit shumë për pyetjen.”

John Watts: “Faleminderit që filluat të bëni gjënë e duhur z.Rishi Sunak.”

Kryeministri Rishi Sunak: “Ju po trajtoni një çështje shumë të fortë, John. Më vjen shumë keq që dëgjoj për rrethanat tuaja personale dhe thatë se dikush këtu duket se ka pësuar diçka të ngjashme. Tani, natyrisht, nuk e di situatën individuale në të cilën ndodheni.”

JOHN WATTS: “Na është mbyllur goja, Rishi. Në rrjetet sociale dhe kudo na është ndaluar fjala. Ne jemi njerëzit më të heshtur në këtë vend!”

Një tjetër i lënduar nga vaksina: “Shtypi hesht sepse historia ime në shtyp, teksa më duhej të shkoja te qeveria për t’i komentuar, shtypi pra i detyrua t’i hiqte të gjitha këto ato që thashë.”

Moderatori: “Më falni të dy. Zotëri, ju përmendët disa pika shumë të vlefshme, jam i sigurt. Ajo që duhet të them, megjithatë, është se ne nuk ju kemi në mikrofon dhe siç e dini, duhet ta kapërcejmë këtë.

Jam i sigurt se mund t’i thoni mendimet tuaja kryeministrit më vonë, por ndërkohë, kryeministër, nëse nuk e keni mbuluar çështjen.”

Rishi Sunak: “Jam shumë i kënaqur pra që ekziston një skemë e rimbursimit të lëndimit nga vaksinat, siç e përmendët, në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë. Natyrisht, secili individ do të merret në shqyrtim për rastin e tij.

Është e vështirë për mua të komentoj për çdo rast veçmas. Jam i sigurtë se do ta vlerësoni.

Jam më se i gëzuar që vij dhe shikoj rastet dhe jam i sigurtë që do të sjellësh në ekip këtu.

Jam shumë i trishtuar dhe i tronditur teksa dëgjova që ju kanë mbyllur gojën, që dikush ju ka heshtur fjalën. Kjo është e habitshme për mua.

Kështu që ju lutemi jepni të dhënat tuaja në Steven dhe ekipit.

Sigurisht, ju duhet të keni mundësinë të flisni për përvojën tuaj, për çfarë ju ka ndodhur. Dhe siç thashë, kemi një program të organizuar kompensimi dhe ju siguroj që do të punojmë për këtë.

Natyrisht, mendoj se do ta vlerësoni që është e vështirë për mua të komentoj rastet tuaja specifike, thjesht nuk i di të gjitha këto gjëra.”

(Një tjetër i lënduar nga vaksina fillon të flasë.)

Moderatori: “Më falni, zotëri. Nuk kemi mikrofon për ju, kështu që shikuesit dhe dëgjuesit tanë nuk do të jenë në gjendje të dëgjojnë atë që po thoni.”

Rishi Sunak: “Gjëja e fundit që do të thoja është se kaluam një pandemi si të gjithë të tjerët që kishte të bënte me vaksinën.

Këto vendime janë marrë gjithmonë mbi bazën e këshillave mjekësore nga mjekët tanë ekspertë për të na thënë, ne politikanëve, që padyshim nuk jemi mjekë, sesi të prezantohet më mirë vaksina, çfarë ishte në interesin e shëndetit publik, përparësia e rendit, si duhej bërë kjo dhe kush duhet të ketë të drejtë.

Kështu na rekomanduan mjekët dhe kështu këtë këshillë ndoqëm. Tani, padyshim, nëse ka rrethana individuale që nuk janë zgjidhur, atëherë kjo është arsyeja pse kemi ngritur sistemin e kompensimit dhe unë do të sigurohem që të ndjekim rastet tuaja.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska për Fabrikën Turke të Dronëve në Ukrainë: "Po, do ta Bombardojmë!"

Next Story

Kinezëri Politike me Fjongo Koreane - Një Amerikë e Njollosur & Një Shqipëri e Vetofruar për Përdorim

Latest from Info