Kinezëri Politike me Fjongo Koreane – Një Amerikë e Njollosur & Një Shqipëri e Vetofruar për Përdorim

/

Në plan të parë duket si një vizitë e stisur për të lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë. Por nuk është aspak e vërtetë.

Të duket sikur kanë lobuar të gjithë djajtë që Blinken të vijë në Shqipëri në kohën politike më të vështirë për Ramën. Padyshim që ka edhe lobime të fuqishme, por kjo nuk do të thotë se Sekretari i Shtetit të SHBA-ve përtej furçave dhe llustrave në dukje, të mos ketë lënë stërkala në strukje.

A ishte kjo një vizitë mbështetjeje për Shqipërinë? Jo!

Një shtet si Shqipëria, me 2 milionë banorë, me një territor të bollshëm për të qenë populli më i pasur në Europë, nuk ndihmohet mes armësh, as mes bazash ushtarake, por mes marrëdhëniesh ekonomike, tregtare, arsimore, etj.

Kjo vizitë ndoshta është sjellë më shpejt në kohë mes lobimit dhe ndoshta nuk ishte tërësisht e përgatitur për të definuar marrëveshje për të cilat Rama është vetofruar, por pak a shumë shumëkush kuptoi që Amerika erdhi për të marrë, si dhe të sigurojë që marrëveshjet do të mbyllen shumë shpejt, duke bërë një vizitë për të falenderuar të vetofruarin Rama.

A pyet Rama shqiptarët për ato që dakortëson me amerikanët, apo me këdo tjetër? As nuk i shkon nëpërmend!

Sekretari i Shtetit Blinken, takon drejtues të Drejtësisë, Prokurorë dhe Gjyqtarë që funksionojnë brenda një institucioni (SPAK) që e ka bërë Shqipërinë të mos jetë më sovrane, por që e kanë ideuar dhe ndërtuar amerikanët, po e financojnë ata dhe padyshim do e kqyrin pa i lënë as Ramës dhe askujt hapësirë për ndikim.

Një takim nga i cili padyshim të mbetet vetëm një togfjalësh, “follow the money”! Kaq shkurt dhe kaq qartë flet politika dhe diplomacia amerikane, edhe pse mund të ketë më pas një logodiare lëvdatash.

Nga takimi me studentët, ku ingranazhi i lobimit “lali” rrinte në sallë si për të dhënë prezencën, tek ish godina e ndërtuar për diktatorin, na mbetën sërish dy fjali: a) kemi këtu në sallë edhe gazetarë që denoncojnë korrupsionin; b) ka problem këtu që duhet të gjejnë zgjidhje, ka problem…!

Pavarësisht çdo llustre për hir të lobimit ndaj kryeministrit, Sekretari Blinken foli për korrupsion dhe problem. (Fytyra e Ramës në këtë takim, ishte më e zhubravitur, krahasuar me aparencën pas takimit kokë më kokë me të.)

Pas takimit me kryeministrin dhe gjatë deklaratave të përbashkëta për shtyp, Rama ishte disi më i mufatur, por me atë amballazhin kinezo-korean në fjalë dhe qëndrim.

Në deklaratat dhe përgjigjet e Blinken shquhen si në vijim:

  1. Çështja e afganëve, falenderimi për qeverinë shqiptare dhe nënkuptimi që të tjerë do të vijnë (afganë, apo palestinezë etj.).
  2. Urgjenca për përfundimin e bazës ushtarake të Kuçovës, që të lë të dyshosh se diku një konflikt do të ndizet.
  3. Ardhja e Zelenskit dhe konferenca për Ukrainën në Shqipëri në fund të shkurtit.
  4. Distancimi i Amerikës nga Kosova, që nesër do të shërbejë ndoshta si preteks, në kuadër të një konflikti të mundshëm, të cilin e artikulojnë të gjithë.
  5. Blinken tha hapur, thuajse, që Shqipëria është shumë e rëndësishme për luftën e Ukrainës dhe vendi i përzgjedhur në Ballkan.

Sa më sipër na çojnë në konkluzionin se Rama vetofrohet tek amerkanët dhe e vë Shqipërinë ndoshta edhe në një qoshsokak.

Rama për protagonizëm, por kryesisht për lëkurën e tij politike dhe ekzistencën e tij vetofrohet duke falur tek ndërkombëtarët dhe sidomos amerikanët, Shqipërinë dhe shqiptarët, territorin dhe popullin si instrumenta në përdorim.

Ku është interesi i Shqipërisë sot që të pozicionohet me ngut dhe me këmbëngulje skizofrenike, në qendër të ciklonit të krizës ushtarake dhe luftarake më të madhe në Europë?!

Diplomacia e shteteve të vegjël priret nga marrëdhëniet e mira me të gjitha palët. Që nga momenti që qeveria e shqiptarëve nuk operon kështu “o tempora, o mores”!

***

A do të tërheqë presidenti Putin trupin diplomatik nga Tirana në muajin mars?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Britanik “Përmbledh” Rishi Sunak “Live” në TV: “Po Kalbemi nga Vaksinat për Covid-19 & Na Keni Mbyllur Gojën!”

Next Story

Meteorit Është Shfaqur mbi Athinë (video)

Latest from Info