60 Mercenarë Francezë të Vrarë në Kharkiv – Ukrainë / Parisi po Përplaset me Berlinin

/

Parisi në përçarje dhe përplasje me Berlinin.

Cilat janë arsyet e këmbënguljes së papritur të presidentit francez Emmanuel Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë?

Pavarësisht se ideja e tij është hedhur poshtë si nga opozita franceze, ashtu edhe nga pjesa më e madhe e popullit francez, presidenti francez i qëndron logjikës së tij të rrezikshme, për pjesëmarrje në luftë.

Askush nuk e di saktësisht se çfarë mendon Macron, por është humbja e 60 mercenarëve francezë, më 16 janar 2024, në Kharkiv, kur raketat ruse goditën hotelin ku ata po qëndronin, që duket se ka nxitur zemërimin e presidentit francez, një zemërim të cilin përpiqet ta fshehë kujdesshëm.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në atë kohë thuhej: “Në pasditen e 16 janarit, forcat e armatosura ruse kryen një sulm preçiz në një pikë dislokimi të përkohshëm, në rajonin e Kharkiv, të mercenarëve të huaj, shumica e të cilëve ishin francezë”.

Ajo goditje e menjëhershme dhe dërrmuese duket se ka nxitur zemërimin e E. Macron, i cili formuloi qëndrimin për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ai nuk e lidhi natyrshëm me 60 mercenarët francezë të vdekur, por të gjithë e kuptojnë që është edhe për këtë, pa patur nevojë për interpretim të mëtejshëm.

Opozita franceze ka kritikuar ashpër qëndrimet e fundit të kreut të shtetit francez.

Disa nga aleatët europianë të Francës si Shtetet e Bashkuara, kanë hedhur poshtë idenë e vendosjes së trupave në Ukrainë dhe vetë presidenti francez pranoi se ky opsion nuk mbledh “konsensus sot”.

Megjithatë, ai tha se do të dëshironte të rivendoste “paqartësinë strategjike” në mënyrë që Rusia e Putin të dijë se aleatët e Kievit janë të përgatitur të bëjnë gjithçka për të siguruar humbjen e Moskës.

Kreu i Francës së pabindur, Jean-Luc Mélenchon, e denoncoi si një “përshkallëzim verbal luftarak të papërgjegjshëm”, ndërsa presidenti i Alarm Kombëtar (e djathta ekstreme) Jordan Bardela akuzoi Emmanuel Macron për “humbje të durimit”.

Gjithashtu, duke gjykuar se lufta me Rusinë do të ishte “çmenduri”, sekretari i parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure, i kërkoi presidentit një “takim me krerët e partive politike”.

Konflikt edhe me Berlinin

Por Macron përballet edhe me probleme të tjera me Gjermaninë.

Marrëdhënia e tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz është prishur, sipas Bloomberg.

Njerëz të afërt pranë dy liderëvr i thanë agjencisë së lajmeve se, Macron beson që kancelarit gjerman i mungon guximi dhe nuk mund të mendojë përtej të ardhmes afatshkurtër.

Në Berlin, udhëheqësi francez shihet si një figurë monarkike, e fortë me vizione madhështore, por e varfër në zbatimin e qëllimeve afatgjata.

Problemi është se kjo marrëdhënie e brishtë ka një ndikim dytësor në sigurinë e Europës, madje duke mbështetur Ukrainën në një moment kritik, shkruan Bloomberg.

Zyrtarët ukrainas shqetësohen se forcat ruse mund të shkelin mbrojtjen e tyre deri në verë, nëse aleatët nuk rrisin furnizimet me municion.

Në një takim të nivelit të lartë të organizuar nga Macron të hënën e kaluar në Paris, ai tha se donte të largonte dyshimet rreth aftësisë së Kievit për të rezistuar.

Nuk u desh shumë kohë për ta thyer atë unitet.

Presidenti francez kishte një qëllim të qartë në Samitin e Liderëve Europianë në Paris: “Ndihmoni Ukrainën të fitojë luftën”. Por ky qëllim u minua nga vetë presidenti francez, teksa nënkuptohet që mes fjalimit të tij ishte duke përbuzur kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Lëvizjet e Macron për vendosjen e trupave në Ukrainë ishin qëllimisht të paqarta, thanë zyrtarët dhe synonin të krijonin pasiguri në mendjet e ushtrisë ruse.

Por mesazhi i presidentit francez “çfarëdo që të kishte për qëllim” binte ndesh me dëshirat e shprehura të kancelarisë, sipas një zyrtari të njohur me diskutimet.

Sigurisht, Soltz shpejtoi të përgënjeshtronte publikisht qëndrimin e Macron-it, sapo ai u bë kryefjalë.

Kancelari gjerman përjashtoi kategorikisht mundësinë e dërgimit të trupave nga shtetet europiane.

Ndihmësit e afërt të kancelarit e pranojnë se të dy drejtuesit e dy vendeve nuk kanë marrëdhënie të mira.

Perceptimet se Gjermania nuk po bën mjaftueshëm për Ukrainën po e shqetësojnë kancelarin.

“Jam shumë i shqetësuar nga mungesa e ekuilibrit midis asaj që është me të vërtetë e nevojshme tani dhe diskutimit të këtij sistemi” tha Soltz lidhur me raketat Taurus, në fillim të kësaj jave në një konferencë në Berlin.

“Ajo që i mungon Ukrainës është municioni për të gjitha distancat e mundshme.”

Një zyrtar i Europës Lindore që ka punuar ngushtë me francezët dhe gjermanët tha se të dy liderët shihen si arrogantë, por të paktën Macron e kupton se diçka duhet bërë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përgjimi i Plotë nga Rusët, i Planit të Gjermanëve për të Bombarduar Urën e Krimesë

Next Story

Ndërtesë Zyrash - Më e Madhja në Botë (video)

Latest from Info