Video: Sheshi i Kuq në Moskë Pulson nga Emocioni për Fitoren e Putin në Zgjedhje

/

Pasioni për fitoren përfundimtare në Ukrainë dhe dhjetë vitet suksesi nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, u regjistruan në Zgjedhje.

Dhjetëra mijëra qytetarë rusë janë mbledhur në Sheshin e Kuq në Moskë, për të festuar fitoren e Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale, por edhe 10-vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Gjithashtu ishte planifikuar një koncert për të festuar 10-vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Edhe studentët e universiteteve thuhet se janë transportuar me autobuza në Moskë për ngjarjen, e cila u mbajt nën kontroll të fortë, sipas BBC News.

Putin duartrokiti – “Krimeja ‘kthehet në portin e saj”.

Vladimir Putin u duartrokit nga turma sapo u ngjit në skenë, në mitingun në Sheshin e Kuq.

Putin e filloi fjalimin e tij duke dhënë “urimet e tij të sinqerta për ribashkimin e Krimesë dhe Sevastopolit me Rusinë”.

Ai tha se Krimea shpesh quhet një “aeroplanmbajtëse e pambytur” dhe shton se tani “është kthyer në portin e saj”.

“Krimeja është mbi të gjitha njerëzit, njerëzit e Sevastopolit dhe Krimesë, ata janë krenaria jonë”, tha ai më pas.

Putin e ka përshkruar Donbasin dhe zonat e tjera të Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse si pjesë e një “Rusie të Re”.

Më pas ndërpreu fjalimin i tij të shkurtër për të performuar himnin kombëtar rus dhe për të kënduar së bashku me mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Kuq.

Pas haimit, presidenti rus doli sërish në skenë për të falenderuar turmën.

1 Comment

  1. Janë rrëxuar mbretër e mbretëri, edhe ti ashtu ke me u rrëxu ore KASAP. Se ti kishe qenë më zi se sa Stalini. Ti je një KRIMINEL Gjakpirrës, që i masakron kush të del përpara, ti je një qyqar, një qelbësirë, një fashist, një bandit, një psikopat i krisur. Dhe, kur do rrëxohesh ore gjakprishur do të dënohesh për të gjitha mizoritë që i ke bërë. Një njeri me dy mend në kokë, nuk qohet e masakron vllaun e vet, kjo veq ndodh tek ju fara e sllavëve ma e flliqur në botë, por edhe ma të flliqur janë që ata të përkrahin ty nëpër botë e që i financon ekstremistat në mbarë botën. Kjo BOTË do ishte e qetë, ku ju do kishit jetuar me ndonjë planet tjetër e jo që jeni ardhur këtu në tokë, dhe synoni ende të pushtoni toka të huaja. Ndytësirë e flliqur!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

8 Gjërat që Duhet të Dini për Kishën e Satanit

Next Story

Papritmas, Erdogan Kërkon të Pushtojë Qipron!

Latest from Info