Prova të Forta për Përfshirje të Ukrainës – Përgatitej Goditje Tjetër

/

“Kanë dalë prova të forta për përfshirjen e Ukrainës në sulmin e bashkisë së qytetit Crocus”, thonë rusët.

Terroristët u trajnuan në Turqi.

Një operacion i madh në një kamp jashtë Stambollit çoi në arrestimin e 40 terroristëve të tjerë që po organizonin një tjetër goditje, me objektiv Moskën!

Si dhe pse dyshohet se orkestruan përfshirjen e ISIS.

Armë ruse që kishin rënë në duart e ukrainasve gjatë luftës në frontin ukrainas, me këto armë u pajisën terroristët që gjakosën “Crocus City Hall” në Moskë dhe i vunë flakën ndërtesës, me qëllimin shfarosjen e 6.200 spektatorëve të koncertit, sipas informacionit që vjen nga Moska.

Testimi balistik i armëve dhe numri i serive i armëve, konfirmuan se ato ishin armë ruse të humbura në një betejë, ku këto armë kishin rënë në duart e ukrainasve dhe mbaheshin prej tyre.

Njëri nga terroristët taxhikë në foto tha se, ata kishin nga 15 karikatorë armësh secili, por ai zbrazi mbi civilët e pafajshëm “vetëm” 11 karikatorë!

Taxhikët, terroristët pra, ishin rekrutuar nga shërbimi ukrainas GUR dhe madje u fotografuan para kryerjes së aktit, me flamurin e ISIS-it kur iu dorëzuan armët. Ishin pikërisht këto foto, të cilat iu përcollën më pas një kanalin në “Telegram” të një sekti të ISIS-it.

Persona me pasaporta ukrainase ishin me ta në sulm.

Disa prej tyre u arratisën, mesa duket në Ukrainë, pasi një plan i përpunuar mirë për arratisjen ishte përgatitur paraprakisht dhe arratisja u bë nëpërmjet tuneleve nëntokësore të “Crocus City Hall”, teksa supozohej se e gjithë ndërtesa do të digjej për të lënduar dhe vrarë 6.200 qytetarët që kishin blerë biletat për koncertin.

Këto përsa i përket armatimit të tyre.

Sa i përket stërvitjes së tyre, ajo është bërë në Turqi në një kamp jashtë Stambollit për dy muaj nga oficerë ukrainas.

***

Sot u krye në Turqi një operacion special nga forcat turke të sigurisë, bazuar në inteligjencën ruse dhe informacionet e marra nga taxhikët e kapur, ku dhe u arrestuan 40 islamikë të tjerë, të cilët po përgatitnin një sulm të dytë kundër Rusisë.

Ky informacion e çoi presidentin Putin në fjalimin e tij të sotëm, mbi bazën e të cilit deklaroi se Ukraina qëndron pas sulmit terrorist dhe “u vendos që të shfaroset lidershipi ukrainas përgjegjës për sulmin”, siç mendojnë dhe konfirmojnë rusët.

Previous Story

Medvedev Deklaratë e Ashpër

Next Story

Teknikat e Kontrollit të Mendimit & Mashtrimit nga Media (Elitat)

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është