Çështje Muajsh Largimi nga Pushteti i Erdogan & Ramës

/

Arsyeja kryesore që Perëndimi do të largojë nga pushteti Sulltanin e Madhe dhe “birin” e tij politiko-etnik, Pashanë e Arnautëve, është lufta dhe përballja me Rusinë.

Perëndimi mes NATO-s kërkon dhe do të këmbëngulë deri në fund për rrethimin dhe shkatërrimin e Rusisë.

Për këtë Perëndimit i duhet të largohet nga skena politike Rexhep Taip Erdogan dhe i intereson ardhja e një qemalisti në krye të Turqisë, që do të jetë edhe më i bindur ndaj Perëndimorëve, edhe më i egër në Egje, edhe më vallaha nacionalist.

NATO-s i duhet Turqia për të sulmuar Rusinë. Këtë nuk e bën dot me Erdoganin, ndaj dhe largimi i tij është me saktësi matematikore FAKT.

Për të njëjtin shkak, të luftës me Rusinë pra, do të largohet edhe Edi Rama, që pa as më të voglin dyshim ka luajtur me të dyja rrymat, mes/nëpërmjet atit shpirtëror politik Rexhep, por gjithashtu cilësohet si i paaftë për të përballuar kriza.

Gjithashtu, një bazë ushtarake ajrore e NATO-s në Shqipëri, kërkon një lloj tjetër kryeministri, një lloj tjetër politikani.

Erdoganin dhe Ramën perëndimorët i kishin dhe i mbanin për punët e pista, një detyrë që e përmbushnin të dy më së miri, teksa edhe si karaktere shquhen për doza të larta lakmie për para dhe me tendenca për jetë luksoze.

Perëndimi i lejoi edhe të rrëmbenin, edhe të korruptoheshin, në emër të stabilitetit politik. Dhe nën këtë petk Shqipërinë amerikanët e lejuan të shndërrohet në Kolumbinë e Europës dhe Turqinë në mëmën e kondrabandave ekonomike dhe trafiqeve migratore / demografike dhe jo vetëm.

Koha për të dy mbaroi! Dhe duhet theksuar që detyrat i përmbushën me sukses!

Previous Story

Pse do të Nisë Lufta Ruso-Turke?

Next Story

Rusi: Κapen Dhjetëra Kilogramë Eksploziv të Fshehur Brenda Ikonash Ortodokse (video)

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,